Video/ Fenomeni i pazakontë në Orikum - Banorët: U trembëm shumë, deti vërshonte në banesa

Dallgët e mëdha, që arritën deri në rreth dy metra e gjysmë lartësi, si dhe batica që shënoi nivelin maksimal, shkaktuan përmbytje në disa zona të Orikumit. Uji i detit doli në rrugë dhe depërtoi në banesa, biznese dhe në një hotel, duke përmbytur gjithashtu edhe rrugën e plazhit të Orikumit.
Sipas banorëve, niveli i ujit në rrugë arriti në 50–60 centimetra, ndërsa në disa zona pranë shtëpive shkoi deri në një metër, çka i pengoi banorët të dilnin nga shtëpitë e tyre. Më shumë se 10 banesa patën prezencë uji në oborre por edhe shtëpi. Banorët tregojnë për dëmet që kanë pësuar si pasojë e dallgëve të forta dhe depërtimit të ujit të detit.
‘Asnjëherë s’kam parë nivel të tillë uji, në 40 vite. Kishte ujë në shtëpi një metër, sikur të kishte ardhur skrepi më herët s’do kishte pasur ujë në banesë’, u shpreh një banore.
Pronari i një hoteli Shpendi Mustafa shprehet se asnjëherë nuk e ka parë detin që të dalë në rrugë apo dhe në banesa.
‘Rruga nuk dukej fare sepse kishte hyrë deti, vërshonte si lumë në banesa, në njërën anë hynte e në anën tjetër dilte. Më janë bërë ca dëme, më është djegur pompa e disa gjëra të tjera elektrike’, tha ndër të tjera pronari i hotelit.
Forcat e policisë dhe Njësia Administrative Orikum ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë banorëve, të cilët u shfaqën të frikësuar për shkak të situatës së krijuar.
Situatë e ngjashme u raportua edhe në qytetin e Vlorës, ku uji doli në zonën e Lungomares. Probleme u shfaqën edhe në kishën e Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit, ku rritja e nivelit të Lagunës së Nartës, si pasojë e baticës, çoi në përmbytjen e manastirit.
Lexo edhe
SOCIALE
Kushte skandaloze në QSUT/ Qytetarja e shtrirë në korridor, merr serumin në karrige

Dukuria e rrallë e detit në Orikum habit banorët

Luftën me kancerin e fitoi me bullizimin jo/ Nëna: Diagnostikimi na ndryshoi rolet, fëmijët kujdeseshin për mua

Myftiu i Korçës uron besimtarët për nisjen e Ramazanit: Muaj reflektimi dhe pastrimi shpirtëror

Investigimi i medias paneuropiane: Çmenduri ndërtimesh në Tiranë, kullat janë bosh kurse çmimet në qiell





