Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

VIDEO/ Momenti kur policia i gjen automatik 30-vjeçarit! Ja çfarë iu zbulua në shtëpi

P
Piranjat25 March 2026, 09:12 · 2 min lexim
VIDEO/ Momenti kur policia i gjen automatik 30-vjeçarit! Ja

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia në Maliq pasi lëvizte i armatosur në makinë.

Në pranga u vu shtetasi B.B u konstatua me makinë në një rrugë mes parcelave bujqësore, brenda së cilës iu gjet një automatik.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një armë gjahu teke dhe një sasi e vogël municioni luftarak.

Ai përballet me akuzat për veprat penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Njoftimi i policisë

Maliq / Finalizohet operacioni policor i koduar “Sovjani”

Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri automatik dhe posedonte në banesë armë gjahu pa leje, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke, municion dhe një automjet.

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sovjani”.

Si rezultat i operacionit, në fshatin Sovjan, Maliq, shërbimet e Policisë konstatuan në një rrugë mes parcelave bujqësore një automjet, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasi i armatosur, dhe e ndaluan për kontroll.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri tip automatik.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një armë gjahu teke dhe një sasi e vogël municioni luftarak.

Sendet e jashtëligjshme, së bashku me automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi B. B., 30 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.