VIDEO/ Kapet në flagrancë duke vjedhur biçikletë, arrestohet 26-vjeçari me precedentë kriminalë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, i dyshuar për një sërë vjedhjesh të kryera në kryeqytet, pas kapjes së tij në flagrancë gjatë një tjetër akti kriminal në zonën e Laprakës.
Burime zyrtare nga Policia bëjnë me të ditur se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2, kanë arrestuar shtetasin A. B., pasi u kap duke vjedhur një biçikletë në rrugën “Buna”.
Nga hetimet paraprake rezulton se 26-vjeçari është me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e vjedhjes dhe dyshohet si autor i katër vjedhjeve të tjera të kryera gjatë muajve mars-prill, në subjekte të ndryshme. Në këto raste, ai ka përfituar shuma parash dhe sende të ndryshme.
Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tij kriminale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Mashtrimet për vizat, Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët

Maratona e vrapit ‘paralizon’ Beratin, trafik kilometrik prej disa orësh

Përdorte makinën e kompanisë për të shpërndarë drogë, 30-vjeçari shqiptar kapet me mbi 1 kg kokainë. Dy gabimet që i kushtuan

Mungesa e infrastrukturës mban peng lundrimet turistike në Adriatik

Ndërtimi pa leje në Farkë/ Gjykata: Kreu i IMT të rikthehet në detyrë

FOTO/ Nga takimi në kafe te vrasja, kush është Adrian Ogiçi i arrestuar në Spanjë

EMRI/ Nga rrëmbimi për pazare droge te trafiku, arrestohet në Spanjë i “frikshmi” i Sarandës

EMRI/ Po luante me shokët, 12-vjeçari shqiptar vdes tragjikisht





