Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

VIDEO/ “Mjeshtri i Madh” që çoi polifoninë në Hollywood, pastron rrugët e Vlorës

P
Piranjat18 July 2026, 17:57 · 3 min lexim
VIDEO/ “Mjeshtri i Madh” që çoi polifoninë në

Vendim Kapaj, “Mjeshtri i Madh”, kompozitori që bëri polifoninë shqiptare pjesë të kolonës zanore të filmit “The Odyssey”, aktualisht punon në shërbimet e pastrimit të qytetit. Kapaj i cili ka një karrierë rreth 50 vjeçare në muzikë dhe është i njohur për interpretimin e rrallë të fyellit me dhëmbë dhe kontribute të tjera muzikore, është lënë në harresë totale nga shteti. Vetëm së fundmi, emri i tij u përmend në masë për faktin se është përfshirë në një filmin e Christopher Nolan dhe kastës së njohur të aktorëve të “The Odyssey”.

Mirëpo realiteti i këtij mjeshtri të madh që çoi tingujt mijëravjeçarë shqiptarë në majat e Hollivudit, është krejt ndryshe nga sa do të duhej të ishte. Gjatë një interviste për mediat, Kapaj tha se e kishte pranuar këtë punë dhe se kërkonte të ishte aktiv për të siguruar të ardhura për familjen.

“E ndjej veten të ofenduar që t’ju shkoj nga mbrapa dhe t’u them ‘aman më çoni në filan vend’. Thjesht kërkoj punë”, është shprehur ai.
Iso-polifonia shqiptare është bërë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të Christopher Nolan, “The Odyssey”.

Regjistrimet u realizuan në Vlorë nga mjeshtri i fyellit dhe culës dyjare, Vendim Kapaj, në praninë e kompozitorit Ludëig Göransson. Për rreth pesë orë, regjistrimet u zhvilluan në Teqenë e Kuzum Babait. Përfshirja e polifonisë labe në kolonën zanore ka ngjallur mjaft emocione tek shqiptarët, por për vetë artistin përditshmëria e tij është vërtetë larg skenave të tilla të mëdha.

Ndërkohë që qeveria shqiptare arriti me urgjencë që të akordonte një fond prej 4.2 milionë eurosh për reperin amerikan Kanye West, kur vjen puna tek njerëz që i japin vlerë kulturës shqiptare dhe e ngrejnë emrin e vendit nëpër botë, këto fonde nuk duken gjëkundi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Piranjat News (@newspiranjat)

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.