VIDEO/ Momenti kur zbret në Rinas Sokol Hoxha, i akuzuar për tre vrasje

Policia e Shtetit ka zbardhur të tjera detaje nga deportimi i Sokol Hoxhës nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë, i akuzuar për tre vrasje.
Sipas Policisë së Shtetit, 51-vjeçari mbërriti mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit, pas finalizimit të operacionit ndërkombëtar të koduar “Globi”. Hoxha ishte arrestuar në Ohio më 5 maj 2026, falë bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare, amerikane, britanike dhe belge.
“Ky shtetas, në vitin 2000, është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, pasi më datë 30.03.1997, në Patos, Fier, në bashkëpunim me shtetasin D. S., ka vrarë me armë zjarri, shtetasit H. B. dhe I. B. (vëllezër), për motive të dobëta.
Gjithashtu, në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Brukselit, Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi më datë 29.08.1997, ka vrarë me armë zjarri, në Bruksel, një shtetase shqiptare, të cilën më parë e kishte shfrytëzuar për prostitucion”, njofton policia.
Në njoftimin e saj, Policia e Shtetit bën me dije se deportimi u realizua në bashkëpunim me Shërbimin e Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë (DSS), Interpol Tiranën, Interpol Uashingtonin, Interpol Brukselin, Interpol Mançesterin, Marshallët Amerikanë dhe ICE-ERO.
Lexo edhe
AKTUALITET
48% e shqiptarëve fajësojnë ndërtimin e dobët dhe korrupsionin për problemet me rrugët

Aksident në aksin Fier-Lushnjë – ‘Audi’ del nga rruga dhe përfundon në nënkalim, plagoset drejtuesi

Shqipëria në flakë/ Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri

Divjaka në këmbë kundër 'Territorjales' ! Dita e gjashtë e protestës kundër shkrirjes së bashkisë

Projekti “Smart City”/ Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!





