VIDEO/ Ndotje e rëndë nga fabrika e tullave në Maminas, banorët denoncojnë situatën absurde

Një video e xhiruar natën ka nxjerrë në pah ndotjen e vazhdueshme që shkakton fabrika e tullave «KID Alb» sh.p.k. në Maminas. Materiali, i dërguar në redaksinë e Piranjat News nga një banore e zonës, tymra të dendura që dalin nga fabrika, në një zonë të banuar.
Sipas denoncimit të ardhur në redaksi, ndotja nuk është një dukuri e re. “Kjo video është e kapur në Maminas, direkt nga fabrika e tullave «KID Alb» sh.p.k. Ndotja që shkakton prej shumë vitesh është absurde në një zonë të banuar,” shkruan banorja në mesazhin e saj, duke kërkuar që materiali të bëhet publik.
Banorët e zonës kanë ngritur shpesh shqetësime për cilësinë e ajrit dhe ndikimin e emetimeve në shëndetin e tyre, por sipas tyre situata vazhdon prej vitesh pa ndërhyrje konkrete. Videoja tregon tym të dendur që përhapet mbi fushat dhe shtëpitë përreth, duke e bërë edhe më të dukshme problemin gjatë orëve të natës.
Piranjat News ka marrë denoncimin dhe materialin filmik dhe do të ndjekë zhvillimet e mëtejshme. Redaksia fton institucione të kompetencës, si Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit, të verifikojnë situatën dhe të japin përgjigje për masat e marra ndaj kësaj industrie./ Piranjat News
Lexo edhe
AKTUALITET
Qëlluan me armë drejt makinës së kushëririt në Kurbin, arrestohen 3 persona, një në kërkim

Kearny Italia do të përgatisë strategjinë e Bankës së Zhvillimit

Vrau me armë zjarri shokun e fëmijërisë, Gjykata e Korçës cakton "arrest me burg" për Kristjan Sterjon

Dokumenti/ U shemb një muaj pas ndërtimit, shqiptarët paguajnë sërish! 930 mijë euro për Unazën e Burrelit

Tërmeti 7.4 ballë në Kolumbi/ MEPJ: Nuk ka shqiptarë të vdekur apo të plagosur

Situata nga zjarret/ 9 vatra aktive në të gjithë vendin, betejë nga ajri e toka në Gurë-Lurë, Dajt e Krujë

Vrau me kallashnikov shokun e fëmijërisë/ Mbërrin në Gjykatën e Korçës nën masa të rrepta sigurie Kristian Sterjo

E rëndë në Libohovë, digjet banesa e familjes Çaushi në lagjen “Krakull”





