AKTUALITET
VIDEO/ Në kulmin e sezonit turistik, Sarandës i ikin dritat

Një denoncim i mbërritur nga një qytetar në redaksinë e Piranjave news, ngre shqetësimin për situatën e energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë në Sarandë gjatë sezonit turistik.
Sipas denoncimit, qyteti që promovohet si një nga destinacionet kryesore të turizmit shqiptar po përballet sërish me ndërprerje të shpeshta të energjisë, ndërsa në disa zona mungon edhe furnizimi me ujë.
Qytetari shprehet se problemet po përsëriten çdo verë dhe i konsideron ato si një dështim të institucioneve përgjegjëse për garantimin e shërbimeve bazë.
Ai thekson se situata po ndikon jo vetëm te banorët, por edhe te bizneset dhe turistët që vizitojnë qytetin./ piranjat.news
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Këmbimi valutor 19 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Vlora i jep lamtumirën gazetarit Enrik Mehmeti, sot homazhe në Teatrin “Petro Marko”

Detaje nga aksidenti që i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti! Ja çfarë thotë policia

Parashikimi i motit/ Si do të variojnë temperaturat përgjatë ditës

Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 40-vjeçari Enrik Mehmeti, i lënduar ka mbetur edhe një 18-vjeçar, pasagjer në motomjet me gazetarin





