Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ja arsyeja Anija e mbytur më e vjetër në botë, e gjetur në brigjet e Turqisë, hyn në Librin e Rekordeve Guinness U plagos në sy gjatë protestës/ Erjon Vishkulli njofton një tjetër operacion në Romë, si paraqitet gjendja ... Koreja e Veriut teston sistemin e ri të mbrojtjes ajrore, lëshon raketa interceptuese dhe simulon sulm me r... EMRI/ Kapet me pistoletë në Rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari U largua drejt Italisë për t’i shpëtuar burgut, Adriatik Llalla kërkon sot parashkrimin e dënimit me 2 vite... Kujt do t’i besohet mandati? Presidenti izraelit Herzog nis konsultimet për formimin e qeverisë “O Muçi, tu bëftë Bardha kurban!”/ Inspektori viral i Sarandës "bëhet" asistent virtual i Tatimeve, por a i... “Jemi policia!”/ Mashtruan dy të moshuara dhe u grabitën 60 mijë euro dhe bizhuteritë, si funksiononte grup... Alarm nga Brukseli për sigurinë ushqimore në Shqipëri/ Probleme me AKU-në dhe rrezik korrupsioni Protesta vijon, Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve 36 vite pas diktaturës komuniste, Hungaria hap “dosjet e agjentëve”, DW: Lustracion i vonuar
AKTUALITET

VIDEO nga momenti i përplasjes fatale të nënës shqiptare dhe djalit 21-vjeçar! Eksperti hedh dritë mbi shkakun e aksidentit

P
Piranjat 7 August 2026, 18:41 · 4 min lexim
VIDEO nga momenti i përplasjes fatale të nënës shqiptare dhe

Shoqëria lokale e Serresit vijon të jetë në gjendje shoku pas aksidentit tragjik që ndodhi më herët në rrugën provinciale Amfipoli–Drama, ku humbën jetën një nënë 43-vjeçare dhe djali i saj 21-vjeçar.

Ndërkohë, një ekspert i aksidenteve rrugore, duke folur për televizionin publik grek ERT, është përpjekur të hedhë dritë mbi shkaqet e ngjarjes, duke deklaruar se automjeti fatkeq lëvizte me një shpejtësi mbi 70 km/h. Sipas tij, gjithsesi, duket se drejtuesit të mjetit diçka i ka shpërqendruar vëmendjen, duke bërë që të humbiste kontrollin.

Sipas ekspertit Panagiotis Stamiris, automjeti që drejtohej nga 24-vjeçari kishte zhvilluar një shpejtësi, me shumë gjasë më të lartë se kufiri i lejuar për atë segment rrugor. Megjithatë, ai theksoi se shpejtësia nuk ishte faktori i vetëm që çoi në aksidentin me pasojë vdekjen.

Duke analizuar pikën ku makina doli nga korsia e saj dhe kaloi në kahun e kundërt, pak çaste përpara se të përplasej me kamionin, eksperti u shpreh:

"Automjeti devijon nga rruga në një distancë të konsiderueshme nga vendi i aksidentit dhe mënyra se si del nga korsia tregon se nuk ishte vetëm shpejtësia ajo që e shkaktoi devijimin. Ndoshta ka pasur një shpërqendrim të vëmendjes, ndoshta drejtuesi ka folur në telefon ose ka ndodhur diçka tjetër."

 Siç shpjegon Panagiotis Stamiris, "shpejtësia e lartë ndikon në aftësinë e drejtuesit për ta rikthyer automjetin në trajektore dhe nëse ai humbet kontrollin për shkak se ka tejkaluar shpejtësinë kritike të kthesës. Që nga momenti kur automjeti del nga korsia e tij dhe kalon në kahun e kundërt, drejtuesi nuk bën asnjë përpjekje për ta rikthyer menjëherë në rrugë, por reagon vetëm pas një kohe, pasi kishte qëndruar tashmë në korsinë tjetër."

"Prandaj mendoj se mund të ketë pasur një shpërqendrim të vëmendjes ose se mungesa e përvojës së drejtuesit bëri që ai të mos e vlerësonte siç duhet situatën dhe të mos reagonte në kohë", shtoi eksperti.

Shpejtësia e makinës fatale ishte mbi 80 km/h

"Sigurisht që automjeti lëvizte me shpejtësi të lartë. Besoj se ajo ishte mbi kufirin e lejuar. Kur flasim për shpejtësinë kritike të një kthese, nënkuptojmë kufirin maksimal me të cilin një automjet mund ta përshkojë atë pa humbur kontrollin. Nëse ky kufi tejkalohet, automjeti devijon nga trajektorja", tha eksperti.

Ai shtoi se, bazuar në pamjet filmike dhe në dëshminë e drejtuesit të mjetit tjetër, i cili deklaroi se po lëvizte me 70–80 km/h, ndërsa në video duket se makina e tij kishte shpejtësi më të ulët se automjeti i viktimave, vlerësimi i tij është se makina e përfshirë në aksident lëvizte me më shumë se 80 km/h.

Megjithatë, fakti që drejtuesi i mjetit duket se nuk reagoi në kohë ndaj asaj që po ndodhte ngre pikëpyetje për ekspertin.

"Nga momenti që automjeti nis të devijojë drejt korsisë së kundërt, madje përpara se të hyjë plotësisht në të, drejtuesi, nëse do të ishte plotësisht i përqendruar, mund të kishte filluar ta rikthente mjetin në korsinë e tij. Por ne shohim se ai hyn në kahun e kundërt, përshkon disa metra në atë korsi dhe vetëm më pas përpiqet ta rikthejë automjetin.

Kjo do të thotë dy gjëra: ose drejtuesi e kuptoi me vonesë se çfarë kishte ndodhur, ose, për shkak të mungesës së përvojës, nuk ishte në gjendje ta vlerësonte siç duhet situatën dhe të reagonte në kohë", përfundoi eksperti. /PiranjatNews/

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.