VIDEO nga momenti/ Vjedhje gjatë ceremonisë mortore, i riu shqiptar “kapet mat”

Një shtetas shqiptar, i njohur më parë nga autoritetet për precedentë të mëparshëm, është arrestuar në flagrancë, pasi akuzohet se ka tentuar të kryejë një vjedhje në një banesë.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Vittoria në Itali, në orët kur familjarët e pronarit të banesës ishin mbledhur për ceremoninë mortore të një të afërmi, i cili kishte ndërruar jetë po gjatë së njëjtës ditë.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, burri dyshohet se ka përfituar nga momenti i veçantë për të hyrë në pronën e banesës dhe për të shkuar në garazhin ngjitur, nga ku tentoi të vidhte një automjet.
Megjithatë, tentativa nuk shkoi deri në fund. Ndërhyrja e efektivëve të Komisariatit të Policisë bëri të mundur lokalizimin dhe ndalimin e autorit të dyshuar, duke e penguar të largohej me automjetin.
Ai është dërguar në burgun e Raguzës, ku ndodhet në pritje të procedurave të mëtejshme gjyqësore. /PiranjatNews/
Lexo edhe
AKTUALITET
Peka zbardh skandalin e pajisjes së Vlora Hysenit me certifikatat e sigurisë: Janë përdorur informacione të falsifikuara

Zjarr masiv në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, flakët favorizohen nga era e fortë

Projektligji/ Kamatëvonesat për detyrimet doganore të papaguara nuk do rriten më pa limit, Ministria e Financave propozon kufizim

Alarm në Pezën e Madhe/ Gërrmime masive për inerte, kamionët e rëndë ndotin zonën pranë Kalasë së Dorëzit

Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Pojanit, rrezikohet Parku i Apolonisë





