VIDEO/ Përplasje mes të afërmve gjatë nxjerrjes së trupave nga banesa në Roskovec. Motra e Dashurisë përfundon në spital

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Roskovec, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij 75-vjeçare, Dashuri Rrapaj, dhe më pas i dha fund jetës, situata në banesën e çiftit ka qenë tepër e tensionuar.
Gjatë nxjerrjes së trupit të viktimës janë shënuar momente të forta emocionale dhe përplasje mes familjarëve, veçanërisht nga të afërmit e së ndjerës Dashuri. Ndërkohë, motra e saj është transportuar me urgjencë në Spitalin e Fierit në gjendje të rënduar psikologjike dhe shëndetësore.
Sipas një banoreje të zonës, ngjarja mund të ketë qenë e paralajmëruar, pasi vetëm tre ditë më parë ishte konstatuar një konflikt familjar mes çiftit.
Nga ana tjetër, një komshi i familjes i përshkroi dy të moshuarit si njerëz të respektuar dhe pa probleme me komunitetin. “Ishte një nga gratë më të mira, e konsideroja si motrën time. Nuk e di si ndodhi kjo tragjedi. Shefiti ishte njeri i qetë, madje nuk konsumonte as alkool. Ata jetonin vetëm, ndërsa nëntë fëmijët i kishin në emigracion,” u shpreh ai.
Sipas banorëve, dyshohet se një konflikt i mundshëm në familje mund të lidhet me djalin e vogël të çiftit, i cili kishte ardhur së fundmi nga Greqia, megjithatë këto mbeten pretendime të pakonfirmuara.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t

Skandal digjital/ e-Albania bie sërish, qytetarët në “errësirë” online

E tërhoqi zvarrë/ Çfarë e shtyu 80-vjeçarin të vriste gruan dhe veten? Policia ndërhyri pas sherrit vetëm 4 ditë më parë

Prindër të 7 fëmijëve, ky është çifti i të moshuarve nga fshati Kuman i Roskovecit që humbën jetën

EMRAT/ Vranë djalin e tyre 3 muajsh, dënohet çifti shqiptar! Detaje nga krimi makabër në Britaninë e Madhe





