VIDEO/ Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda! Babë e bir grushtojnë dhe shtrijnë në tokë 32-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, brenda ambienteve të një Poliklinike shëndetësore, ku një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti fizik. Sherri mes palëve ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës, duke lënë të lënduar njërin prej personave të përfshirë.
Siç shihet edhe nga pamjet 18-vjeçari dhe babai i tij, të cilat janë tashmë të arrestuar kanë grushtuar dhe më pas goditur me thikë 32-vjeçarin.
I dëmtuari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por fatmirësisht goditjet me thikë nuk kanë prekur organet jetësore dhe pas trajtimit mjekësor, gjendja e tij është stabilizuar.
Në lidhje me këtë ngjarje, më herët u arrestua edhe 41-vjeçari Arben Kepëca, vëllai i të plagosurit. Ai u kap nga efektivët ndërsa po shkonte i armatosur me një pistoletë për t’u hakmarrë ndaj autorit të dyshuar.
Lexo edhe
AKTUALITET
La pas një vajzë dhe vuante nga depresioni, ja kush është 46-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës te "Liqeni i Thatë"

FOTOLAJM / Dita e 47-të e protestës, ambasadori i Spanjës shihet mes protestuesve

“Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale”/ Aktivistja: SPAK dhe GJKKO, hetoni të gjithë të korruptuarit

“Kjo lëvizje nuk do të futet kurrë në negociata”/ Aktivisti: Kërkojmë nga SPAK hetimin e Edi Ramës

Amnistia e socialistëve fal dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, lirohet Sokol Sanxhaktari





