VIDEO/ Plehrat pushtojnë rrugën në Golem, banorët: Nuk pastrohen prej një jave! Kërcënim për shëndetin!

Banorët e rrugës Ahmet Caci në Golem, denoncojnë se plehrat po mbushin rrugët e lagjes, duke u kthyer në shqetësim dhe rrezik për shëndetin e tyre.
Ata tregojnë se, makina i mbledh plehrat vetëm një herë në javë, ndërkohë mbetjet jashtë kazanëve nuk preken me dorë.
“Rruga Ahmet Caci në Golem ndodhet në një gjendje katastrofike për shkak se nuk pastrohen plehrat. Që nga fundi i shtatorit rrugët nuk pastrohen, makinat që mbledhin plehrat kalojnë një herë në javë, por pa marr plehrat e tjera jashtë koshave. Plehrat që shikoni në video, kanë 3-4 javë aty dhe të shtunën aty i gjeta, edhe sot aty i lash”, shkruan një banor për Piranjat News.
Banorët kërkojnë nga Bashkia të marrë masat për zgjidhjen e problemit, pasi plehrat, janë kthyer në kërcënim për shëndetin e tyre./Piranjat News
Lexo edhe
SOCIALE
Shpronësimet për projektin TID në Durrës, çmimet e reja të referencës nga 2 deri 4 herë më pak se vlera e tregut

Përmbytjet - Bradasheshi nën ujë, Emergjencat Civile – banorëve: Ju ka përmbyt Salillari

‘Si Kabul jemi bërë’/ Aulon Kalaja nxjerr VIDEO-n nga Grama, banorët shpërthejnë: Na e nxinë jetën

Rikthehet fruthi në Shqipëri/ 15 fëmijë të infektuar, Ministria e Shëndetësisë e mohon, OBSH bën lëvizjen e papritur

Një tjetër rrugë në Korçë shfaq problematika, shembet muri anësor





