Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
AKTUALITET

VIDEO/ Qytetari denoncon gjendjen alarmante të mbeturinave në lagjen “Banesa” të Elbasanit

P
Piranjat12 July 2026, 09:18 · 2 min lexim
VIDEO/ Qytetari denoncon gjendjen alarmante të mbeturinave në lagjen

Një qytetar nga lagja Banesa në Elbasan ka publikuar një denoncim për gjendjen e rëndë të mbeturinave në zonën ku banon, duke tërhequr vëmendjen për mungesën totale të menaxhimit të mbetjeve.

Në mesazhet e publikuara, banori tregon se në Rrugën Çen Braka, nuk ka asnjë kosh mbeturinash, as rregulla dhe as ndërhyrje nga autoritetet përkatëse. Ai ka sjellë pamjet që tregojnë grumbuj të mëdhenj mbeturinash të shpërndara në rrugë dhe në hapësira të gjelbra.

“Ja si është gjendja në Banesa Elbasan. S’ka kosha, as rregulla, asgjë. Në ndërrkohë paguajmë taksa për mjedisin dhe gjendja është kjo”, shkruan qytetari për Piranjat News 

Ai shton se nuk ka asnjë masë ndëshkuese (gjoba) ndaj atyre që hedhin mbeturina në vend të gabuar, duke e konsideruar situatën si tërësisht të paqeverisur.

“Nuk funksionon asgjë. As gjoba nuk vendosin, as kosha. S’dimë çfarë të bëjmë, të ikim nga ky vend”, shprehet banori i dëshpëruar për Piranjat News.

Ky denoncim vjen në një kohë kur qytetarët paguajnë rregullisht taksën e mjedisit, por shërbimi i pastërtisë publike duket i munguar në këtë zonë të Elbasanit.

Ende nuk ka pasur reagim nga Bashkia Elbasan apo institucionet përgjegjëse për menaxhimin e mbetjeve./ Piranjat News 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.