Emrat/ Nga Ramë Geci te Paqsor Buzi e Artan Sako, kush janë 31 të pandehurit e dosjes “Balluku”
SPAK ka marrë të pandehur 31 persona dhe subjekte në dosjen hetimore ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku në fokus j...
SPAK ka marrë të pandehur 31 persona dhe subjekte në dosjen hetimore ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku në fokus j...
Në kuadër të hetimeve për çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, SPAK ka marrë të pandehur ed...
Ergys Agasi është dhunuar barbarisht nga dy të paraburgosur që vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm, gjatë q...
Akademia e Shkencave mbajti sot homazhet për një nga themeluesit e saj. Profesor Luan Omari, akademiku më jetëgjatë në vendin ton&...
Në një moment ku policia është angazhuar në protesta ku janë shënuar dhe përplasje të forta, rreth 5 mijë kame...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve. Sipas dekretit të presidentit, zgjedhjet vendore do të zhvillohen më 9 maj 2027...
Vetëm një ditë pasi Bordi i Transparencës vendosi uljen me 1 lek të çmimit të naftës, sot është miratuar nj...
Inceneratori i Tiranës vijon të ekzistojë vetëm në letra dhe në faturat e buxhetit të shtetit, ndërsa qeveria ka parash...
Mbi 56.7 kilogramë kanabis janë zbuluar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Koman, ndërsa në pranga kanë...
Në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026, vëmendja nuk u përqendrua vetëm te trofetë dhe paraqitjet elegante t&e...

Pesë shtetas shqiptarë, mes tyre tre të mitur dhe një e moshuar 79-vjeçare, u kthyen në atdhe nga Siria në orën 01:20, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen ende në zonat e konfliktit dhe kampet në Siri.
Në aeroportin e Rinasit, për të ndjekur nga afër procesin e kthimit dhe pritjen e shtetasve, ishin Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, Koordinatorja Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Lejdi Dervishi, përfaqësues të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe të strukturave të tjera shtetërore të përfshira në këtë proces.
“Mirë se u kthyet në shtëpi!”, shkroi ministri Lamallari, në një postim në rrjetet sociale, duke shpërndarë dhe pamjet e operacionit.
Mes të riatdhesuarve është shtetasja H.T., 79 vjeçe, e cila kishte udhëtuar drejt Sirisë pas humbjes së djalit të saj, i cili ishte larguar drejt këtij vendi për t’iu bashkuar formacioneve të ISIS-it. Ajo kishte shkuar me qëllim marrjen dhe kujdesin për nipërit e saj.
Pas rënies së strukturave territoriale të ISIS-it, H.T. kishte qëndruar në kampin Al-Hol, në kushte veçanërisht të vështira jetese, duke vijuar të kujdesej për fëmijë të mitur, përfshirë edhe dy fëmijë jetimë që ndodheshin nën kujdesin e saj.
Ministri Lamallari përgëzoi përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të përfshira në Task-Forcën e ngritur me Urdhër të Kryeministrit, për përmbushjen e masave dhe koordinimin e nevojshëm për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga zonat e konfliktit.
Procesi i riatdhesimit vijon përmes bashkëpunimit ndërinstitucional, me angazhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Arsimit.
Lamallari konfirmoi se institucionet shqiptare do të vijojnë punën për kthimin e të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen ende në Siri, duke garantuar respektimin e procedurave ligjore dhe të sigurisë, si dhe mbrojtjen dhe trajtimin e përshtatshëm të të miturve.
Statusi i ulët socio-ekonomik, mungesa e strehimit, arsimi i kufizuar dhe vështirësia për të siguruar një punë të ligj...
Sot kujtohet ditëlindja e Nënë Terezës, një prej figurave më të njohura shqiptare në botë dhe simbol i humanizmit...
Lista e shtëpive ku ka depërtuar, duke vjedhur sende me vlerë qindra mijëra euro, besohet se është mbi 100. Katër kallë...
Një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë është përfshirë nga flakët në orët e para të...
Ka shumë mënyra për të treguar se çfarë ishin burgjet politike të komunizmit shqiptar. Mund të numërohen të...
Rreth 30 minuta nevojiten gjatë fundjavës për të përshkuar vetëm 3 kilometra rrugë në autostradën&...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 78.7 lekë, në shitje me 79.7 lekë. Euro do të blihet me 92...
Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me altern...
Kontrolli i Lartë i Shtetit evidentoi rreth 314.9 milionë lekë apo mbi 3.2 milionë euro efekte negative në buxhetin e shtetit nga aud...
Shqipëria ka një nga peshat më të larta të bujqësisë në ekonomi në Europë, me gati 15% të Prodhimit t&e...