VIDEO/ Shtylla e ndriçimit në gjendje të amortizuar rrezikon kalimtarët pranë shkollës Bajram Curri në Durrës

Një shtyllë ndriçimi e dëmtuar rëndë po kthehet në rrezik serioz për banorët dhe veçanërisht për fëmijët në zonën e Plazhit në Durrës, pranë shkollës “Bajram Curri”.
Siç shihet edhe nga pamjet, shtylla është e ndryshkur dhe e çarë në pjesën e poshtme, duke ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë e saj. Banorët e zonës shprehen se aty kalojnë çdo ditë nxënës të ciklit fillor, çka e shton edhe më shumë rrezikun për ndonjë incident të mundshëm.
Pavarësisht gjendjes së dukshme të amortizimit, deri më tani nuk është ndërhyrë për riparimin apo zëvendësimin e saj. Qytetarët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masa sa më parë për të shmangur pasoja të rënda.
Siguria në hapësirat publike, veçanërisht pranë institucioneve arsimore, duhet të jetë prioritet./Piranjat news
Lexo edhe
AKTUALITET
ONE Albania pengoi hetimet për call centerat mashtrues! Cili është roli i Iris Pekmezit, bashkëshortes së Taulant Ballës

BIRN: Djegia e mbetjeve ngre pikëpyetje mbi menaxhimin e landfillit të Bushatit

“Prokurori 007” i SPAK: Historia e mega-mashtrimit që tejkaloi edhe serialet në Netflix

Ortakët arabë të dhëndrit të Trump, në Zvërnec dhe Sazan/ Kush janë vëllezërit Khayyat?

Takimi i parë dhe video-telefonata e fundit që përfundoi "papritur"/ Çfarë pretendon 66-vjeçari që i dërgoi para Myrtos natën fatale...





