Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s...
AKTUALITET

Video-skandali/ Nadir Çausholli i “CFO Pharma”, sherr me grushta në mes të Bllokut

P
Piranjat 6 July 2026, 17:40 · 3 min lexim
Video-skandali/ Nadir Çausholli i “CFO Pharma”, sherr me

Nadir Çausholli, pronari i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma” është përfshirë në një sherr banal dhe të dhunshëm. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të Hëne (6 korrik 2026), në zemër të ish-Bllokut, pranë qendrës së Tiranës. Në pamjet e publikuara shihet momenti kur Nadir Çausholli, i veshur me një këmishë të bardhë, fillimisht ngre duart gjatë debatit, teksa pak çaste më vonë afrohet në drejtim të Likës.

Në vijim të videos ai shihet duke përplasur me këmbë një karrige, ndërkohë që përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit është shmangur pasi disa persona të tjerë kanë ndërhyrë me qëllim për të ndarë palët dhe për të qetësuar situatën.

Për momentin, nuk është i qartë motivi, por redaksia mëson se i dëmtuari ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj Çaushollit për “kanosje” dhe “shkatërrim prone”.

Nga pamjet video duket Nadir Çausholli, i veshur me këmishë të bardhë, që tenton të godasë një person tjetër, i cili nuk është në fokusin e kamerave të sigurisë së zonës.

Acarimi i Çaushollit duket shumë i madh. Në fillim të videos, ai duket se ka ngritur duart, në shenjë “paqeje”. Por, po në atë moment, ai tenton të godasë personin tjetër me shkelm. Disa persona të tjerë tentojnë që të shuajnë gjakrat mes palëve. Por, bosi i kompanisë farmaceutike duket i vendosur të vazhdojë konfliktin fizik, megjithëse shoqëruesit e tij në lokal e largojnë nga ambjenti, duke e nxjerrë në trotuar.

Nadir Çausholli është pronar i një prej depove kryesore farmaceutike në Shqipëri. Megjithatë, ai nuk po kalon një periudhë të qetë në aktivitetin tregtar. Pak muaj më parë, Prokuroria e Tiranës lëshoi masa sigurimi për disa vartës të tij në ‘CFO Pharma”, të dyshuar se kanë krijuar një skemë mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve, me dëm ekonomik në Buxhetin e Shtetit në rreth 700 mijë euro.

Më tej, Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH) zbuloi se dëmi financiar në këtë skemë të dyshuar mashtruese është akoma më i lart, duke kaluar vlerën 2.3 milionë euro.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.