Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
AKTUALITET

VIDEO-skandali në Sarandë/ Drejtori i AMP Vlorë dhe zyrtarët ngacmojnë seksualisht turistet

P
Piranjat 9 July 2026, 18:05 · 2 min lexim
VIDEO-skandali në Sarandë/ Drejtori i AMP Vlorë dhe zyrtarët

Avokati Arben Llangozi ka publikuar një video sipas të cilit, drejtori i AMP-së në Vlorë, Genci Kolgjini përdor fjalë të pahijshme në drejtim të dy turisteve.

Denoncimi:

Kjo është “Policia që duam”? Në mes të sezonit turistik, në Sarandë, një video-skandal ekspozon një sjellje të turpshme institucionale: drejtori i AMP Vlorë, Genci Kolgjini, dëgjohet duke përdorur shprehjen poshtëruese ndaj turisteve: “ato të kënaqin”.

Por skandali nuk ndalet vetëm te drejtori.

Në të njëjtën situatë, edhe punonjës të tjerë të pranishëm shfaqen të përfshirë në të njëjtën klimë sjelljeje vulgare, tallëse dhe ngacmuese ndaj turisteve. Kjo është gjuhë seksiste dhe ngacmim seksual ndaj grave që thjesht kalojnë në rrugë.

AMP, institucioni që duhet të kontrollojë etikën e Policisë, del vetë në video si shembull i arrogancës, vulgaritetit dhe papërgjegjshmërisë.

Pra, kush i kontrollon kontrollorët? Ministria e Brendshme dhe AMP qendrore nuk mund të heshtin. Heshtja këtu është mbulim. Justifikimi është bashkëfajësi.

Turistet nuk janë objekt komentesh seksuale. Gratë nuk janë objekt talljeje.Saranda nuk është vend ku zyrtarët dhe punonjësit e shtetit mund të sillen me fjalor rrugësh dhe të fshihen pas postit.

Genci Kolgjini dhe punonjësit e tjerë të përfshirë duhet të japin shpjegime publike dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë video-skandal.Kjo nuk është “Policia që duam”. Kjo është fytyra e turpit të policise.

Skenë tipike si ato të viteve ’90, kur disa adoleshentë rrinin qosheve të rrugës dhe kujtonin se ngacmimi i vajzave ishte trimëri, humor apo “burrëri”. I njëjti mentalitet i vjetër, i ulët dhe provincial: fjalor vulgar, tallje, fishkëllima, komente pas shpine dhe zero respekt për gratë. Një sjellje që nuk tregon forcë, por mungesë edukate, mungesë qytetarie dhe mendësi të mbetur në rrugët e errëta të një kohe që duhet të kishte marrë fund prej dekadash.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.