VIDEO/ Tym dhe rrënoja, çfarë la pas zjarri që shkaktoi 3 viktima në Shkodër

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga fshati Domen, Shkodër, aty ku një banesë u përfshi nga flakët dhe si pasojë humbën jetën 24-vjeçarja Bleona Çelaj dhe dy fëmijët e saj të mitur. Ngjarja u raportua rreth orës 13:10, ku zjarri i përmasave të mëdha, shkrumboi godinën, nga e cila, siç shihet në pamjet e mëposhtme kanë mbetur vetëm rrënojat.
Dyshimet paraprake të grupit hetimor janë se tragjedia ka ndodhur kur gruaja ka ndezur një bombol 5 litroshe të gazit për të gatuar, e cila ka shpërthyer menjëherë duke i marrë jetën asaj dhe fëmijëve. Si pasojë e presionit të lartë ka rënë edhe çatia e banesës dhe gruaja me 2 të vegjëlit e saj janë djegur brenda shtëpisë.
Një qytetar ka parë zjarrin nga një distancë e largët dhe ka telefonuar zjarrfikësit, por ndërhyrja e këtyre të fundit thuhet se është vështirësuar për shkak të terrenit të thyer, pasi banesa ndodhet rreth 30 minuta në këmbë larg rrugës kryesore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRAT/ Të akuzuar për trafik droge, konfiskohen 21 pasuri të grupit kriminal

Detaje nga tragjedia me tre viktima në Postribë/ Gjendet një shishe benzinë dhe bombol gazi, dyshohet se...

“Shqiptarët po vdesin nëpër spitale”/ ‘Shpërthen’ gaazetari: Rama shpenzon 4.3 mln euro për tekat e tij

Sherr fizik mes dy të rinjve në Durrës, njëri përfundon në spital

Nis procedura e ekstradimit, fluturimi që “tradhtoi” Ermal Beqirajn në Francë

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, Klodiana Lala: Çfarë fshihet pas fluturimit mbi impiantin bërthamor?

Goditi me grusht eprorin që kërkoi ta transferonte, arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake të Tiranës

EMRAT/ Policia jep detajet nga zjarri në Shkodër: Trupat u zbuluan nën rrënoja, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania





