VIDEO/ Uji i pijshëm kthehet në baltë në Babrru, pamjet nga banorët ngrenë shqetësimin

Situata e ujit të pijshëm në zonën e Babrrusë është alarmante. Uji që po furnizohet në rrjet ka marrë ngjyrë të errët kafe dhe paraqet ndotje të dukshme, duke e bërë të papërdorshëm për konsum dhe përdorim normal në familje.
Pamjet tregojnë qartë një nivel të papranueshëm të cilësisë së ujit, që ngre shqetësime serioze për shëndetin e banorëve. Kjo situatë është e papranueshme dhe tregon për dështim në mirëmbajtjen dhe kontrollin e rrjetit të ujësjellësit.
Qytetarët në denoncimin për Piranjat news, kërkojnë reagim urgjent dhe transparencë nga institucionet përgjegjëse për të sqaruar shkaqet e ndotjes dhe për të marrë masa të menjëhershme për rikthimin e sigurisë së ujit të pijshëm.
Banorët nuk mund të lihen në këtë gjendje dhe të rrezikojnë shëndetin çdo ditë./Piranjat news
Lexo edhe
AKTUALITET
Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

Nuk plotësonte standardet/ Bllokohen mbi 7 ton djathë lope, mbyllet aktiviteti baxhos

Fundjava me diell, krijohet trafik i rënduar në Vlorë

Ishte dëbuar, shqiptari rikthehet ilegalisht me dokumentet e gruas! Kapet pas një ndjekjeje si në filma

Po trafikonte 7 kilogramë kokainë të pastër, arrestohet shqiptari ilegal në Itali! Nervozizmi e tradhtoi, ja ku e kishte fshehur mallin





