Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel
AKTUALITET

VIDEO/ Vrasja e Miklovan Dakajt në Spanjë, momenti i arrestimit të tre autorëve

P
Piranjat18 April 2026, 23:48 · 1 min lexim
VIDEO/ Vrasja e Miklovan Dakajt në Spanjë, momenti i arrestimit

Publikohen videot e arrestimit të tre personave të akuzuar si autorë të vrasjes së shqiptarit Miklovan Dakaj, në Spanjë.

Sipas medieve spanjolle, trupi i tij ishte futur në një thes me blloqe çementi dhe ishte hedhur në një rezervuar ndërsa familjes i ishte bërë presion që të mos e kërkonte.

Miklovan u zhduk më 12 maj 2025.

Më 14 tetor 2025 trupi i të cilit u gjet tre muaj më pas brenda një thesi në rezervuarin Casasola, në komunën Almogía të Malagas dhe që po dekompozohej.

Të arrestuarit janë dy shqiptarë 36 dhe 45 vjeç dhe një 59-vjeçare spanjolle që i ka ndihmuar autorët për të larë hesapet e tyre të drogës.

Viktima ishte lidhur dhe brenda në thes kishte copa betoni që të fundosej e të mos gjendej. Pamjet filmike dhe analizat e ADN identifikuan të riun.

Autorët sipas dinamikës ka arritur në përfundimin se vdekja “ishte e motivuar nga një larje hesapesh”, në kuadër të një rasti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Për ta futur në kurth ata e kanë joshur shqiptarin 31-vjeçar me marrëveshje biznesi për transaksion dhe drogë. Ata e mashtruan dhe pas takimit në Malaga e ekzekutuan dhe hodhën në ujë për të fshehur gjurmët.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.