AKTUALITET
VIDEO/ Zjarr gjatë natës në Lazarat, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Një tjetër vatër zjarri është regjistruar gjatë natës në fushën e Lazaratit, pranë pompës së ujit.
Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe pas ndërhyrjes, zjarri u shua plotësisht rreth orës 02:45.
Ajo që ngre dyshime është fakti se zjarri u konstatua pranë së njëjtës zonë ku ishte regjistruar një tjetër vatër vetëm tre ditë më parë, edhe atëherë në orët e vona të natës.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk pati dëme.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Situatë kritike nga zjarret në Mat dhe Bulqizë, flakët përfshinë disa stane gjatë natës

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, një i vrarë (Emri)

Mëngjesi nis me dy shpërthime tritoli në Durrës! Policia jep detaje për ngjarjen

Kapet me kokainë shqiptari në Rodos

Investigimi belg/ Shqiptarët dhe rrjetet e kokainës, gazetarët "zbresin" në Shqipëri: Paratë e pista investohen në turizëm dhe në pasuri ...





