VIDEO/ Zjarri masiv tek pallatet e Armando Lilos, një helikopter në ndihmë për të shuar flakët

Një helikopter me ujë ka mbërritur në ndihmë për të shuar flakët në pallatin pranë ‘Farmacisë 10’ në kryqëzimin e rrugë së ‘Dibrës’, ku një zjarr masiv ka përfshirë një kompleks të madh banimi pasditen e sotme.
Ndërkohë zjarrifkësit po ndërhyjnë për të shuar flakët me pompë.
'Helikopteri i ushtrisë ka hedhur dy herë ujë nga ajri' informon gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.
Bëhet fjalë për një kompleks i ri i cili ka përfunduar së fundmi. Fasada e një pjese të pallatit është përfshirë nga flakët, ndërsa është evakuar i gjithë kompleksi.
Deri tani flitet për 4 apartamente tek të cilat zjarri ka depërtuar totalisht brenda.
Pallati i përfshirë nga flakët është i kompanisë në pronësi të Armand Lilos.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarri “përpiu” pallatin, forcat RENEA i bashkohen aksionit për evakuimin e banorëve

Shpëtohet një tjetër grua te pallati pranë QSUT, situata kritike

Zjarri masiv në pallat, zjarrfikës dhe qytetarë përfundojnë në urgjencë

Zjarri në pallatin te ‘Farmacia 10’ në Tiranë/ QSUT, Urgjenca dhe Djegia Plastike në gatishmëri për personat e lënduar

U sinjalizua nga një shtet i huaj, si nisi operacioni “Ghost Call” për mashtrimet prej miliona eurosh





