Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi pas videos skandaloze e të burgosurve në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit që filmohen duke festuar me alkool dhe drogë. Sipas reagimit, menjëherë pas qarkullimit të videos është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve dhe kanë nisur procedurat për hetim të plotë.
Reagimi i plotë:
Në lidhje me videon e publikuar në rrjetet sociale nga gazetari Flamur Vezaj, sqarojmë si vijon: Së pari, falënderojmë gazetarin për informacionin e bërë publik dhe inkurajojmë çdo qytetar apo gazetar të denoncojë çdo akt të paligjshëm apo shkelje që cenon sigurinë në institucionet penitenciare.
Së dyti, sqarojmë se personat e shfaqur në video janë identifikuar nga strukturat tona dhe rezulton se një pjesë e tyre janë liruar ose transferuar përpara muajit janar 2026.
Menjëherë pas qarkullimit të videos është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve dhe kanë nisur procedurat për hetim të plotë. Hetimi përfshin të gjithë personat e identifikuar në video, si dhe verifikimin e plotë të zinxhirit komandues në IEVP Durrës, me qëllim përcaktimin e përgjegjësive në çdo nivel. Paralelisht, strukturat e IEVP Durrës vijojnë kontrollet intensive me qëllim identifikimin e plotë të përgjegjësive dhe fillimin e çështjeve penale për personat e përfshirë.
Situata aktuale nuk është ajo që paraqitet në video. Kontrollet janë intensifikuar dhe vijojnë në mënyrë të pandërprerë. Në vijim të kontrolleve të ushtruara gjatë muajit prill, gjatë ditës së sotme janë zhvilluar kontrolle të befasishme dhe të imtësishme në disa institucione.
Në IEVP Durrës janë kapur në flagrancë dhe sekuestruar 3 telefona celularë. Poseduesit e këtyre pajisjeve janë ndër personat e identifikuar në video. Ndaj tyre janë marrë masa të menjëhershme, duke u kaluar në veçim dhe duke u proceduar penalisht.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk toleron asnjë shkelje. Çdo rast trajtohet me masa konkrete, përgjegjësi individuale dhe ndjekje penale.
Mesazhi është i qartë: siguria nuk negociohet. Çdo shkelje do të goditet pa kompromis dhe kontrolli në institucionet penitenciare do të vijojë të forcohet çdo ditë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
1 May22:04
BBC: Vdekja tragjike e shqiptarit që u copëtua nga kamioni i mbeturinave
BBC i ka kushtuar vëmendje rastit tragjik të shqiptarit Sajmir Beca që humbi jetën pasi u shtyp në pjesën e pasme të një...
AKTUALITET
1 May21:49
Plagosje me thikë Vlorë, 23-vjeçari përfundon në spital
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se një 23-vjeçar është shoqëruar n&...
AKTUALITET
1 May21:08
Pastrueset “zbërthejnë” Belinda Ballukun para SPAK
Hetimet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku kanë marr...
AKTUALITET
1 May21:00
Aksidenti në Pogradec/ U përplas nga makina, ndërron jetë kalimtari
Ka ndërruar jetë 80-vjeçari që u përplas nga mjeti tip “Benz” në fshatin Udënisht të Pogradecit.
Mës...
AKTUALITET
1 May20:44
Vidhnin të dhëna online/ Hetimi i përbashkët me FBI, SPAK jep pretencën për "RYDOX"! Gjashtë vite burg për Shpend Sokolin
SPAK ka dhënë pretencën ndaj shtetasit kosovar, Shpend Sokoli, i cili akuzohet për mashtrim kompjuterik. Prokuroria e Posaçme ka...
AKTUALITET
1 May20:05
VIDEO/ Muzikë e festë pas hekurave, ja çfarë bëhet në qelitë e të burgosurve VIP
Një atmosferë e mbushur me alegri e energji që vjen jo nga një shtëpi, sallë festash apo klub, por nga një qeli burgu.
Pamje...
AKTUALITET
1 May20:01
"Ajo iku dhe më la kur rashë në koma!" Kush është gruaja e avokatit Saimir Vishaj?!
Drama personale familjare e avokatit të njohur Saimir Vishaj pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh të rritur me bashkëshorten e ti...
AKTUALITET
1 May19:49
Shqiptari aksidentohet në kantierin e ndërtimit, humb jetën pas 3 ditësh në spital
Një punëtor shqiptar është aksidentuar në kantierin e ndërtimit teksa po punonte me një betoniere në zonën e Firenc...
AKTUALITET
1 May19:44
VIDEO-skandali nga burgu i sigurisë së lartë. Kush janë emrat e njohur të botës së krimit që festojnë me alkool dhe ‘mall’
Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku sipas tij tregon emra të njohur të botës së krimit duke festua...
AKTUALITET
1 May19:33
Si në filma/ Vjedhin Land Rover-in në Dhërmi dhe përfundojnë në pranga pas aksidentit në Palasë
Një ngjarje që ngjan me skenaret e filmave aksion ka tronditur zonën bregdetare të Dhërmiut, ku një tentativë për të...