Vija bregdetare në Vlorë pa vrojtues, pushuesit: Mungon siguria

Në kulmin e sezonit turistik, një nga problematikat më shqetësuese në vijën bregdetare të Vlorës mbetet mungesa e vrojtuesve të plazhit.
Si në plazhet publike ashtu edhe në ato private, kullat e vrojtimit janë bosh.
Në shumë raste, ato përdoren nga pushuesit thjesht si vende për t’u ulur ose për të gjetur pak hije, ndërsa personeli që duhet të garantojë sigurinë në det mungon.
Të moshuarit, të cilët frekuentojnë çdo ditë këtë plazh publik, kërkojnë që siguria të mos mbetet vetëm në tabela paralajmëruese, por të garantohet me praninë e vrojtuesve të trajnuar.
Kjo situatë përsëritet prej vitesh në vijën bregdetare të Vlorës, ndonëse legjislacioni parashikon që stacionet e plazhit të jenë të pajisura me vrojtues të certifikuar.
Lexo edhe
AKTUALITET
Protesta para Kuvendit/ Gjykata cakton detyrim paraqitje për 17 persona, 2 në arrest shtëpie

“Toyota” dhe “Audi” përplasen “kokë më kokë”, disa të plagosur

Masa e sigurisë për 21 protestuesit e arrestuar/ Prokuroria kërkon arrest me burg për dy persona

Zjarr në zonën e Tales në Lezhë! Era përhap flakët, vështirësohet ndërhyrja nga terreni

Korça i jep lamtumirën e fundit Koço Qendros! Përcillet për në banesën e fundit pa homazhe publike, sipas amanetit të tij

Arrestohet në Greqi 58-vjeçari i dënuar për vrasje, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Digjen 5 mjete të tonazhit të rëndë në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Seanca për 21 të arrestuarit, protestuesi shfaq probleme shëndetësore





