Vijon revolta qytetare, protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 48-të

Protesta qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama vijon edhe këtë të premte, duke shënuar ditën e 48-të radhazi. Qytetarët po mbledhen në sheshin “Skënderbej”, prej nga do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë për të vijuar tubimin e përditshëm.
Gjatë protestës pritet të mbahen fjalime dhe të përcillen mesazhe kundër, sipas organizatorëve, keqqeverisjes, korrupsionit dhe vështirësive ekonomike e sociale me të cilat përballen qytetarët.
Protestuesit ritheksojnë se kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e saj.
Organizatorët deklarojnë se protesta do të vazhdojë çdo ditë dhe u bëjnë thirrje qytetarëve t’i bashkohen asaj, duke e cilësuar si një lëvizje qytetare që ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Lexo edhe
AKTUALITET
Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Raporti i KE/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

Detaje nga vrasja e Edmond Sulës/ Ekzekutori u arratis në këmbë, pistat e hetimit

Grabitet dyqani i “Vodafone” në Durrës, autori merr paratë dhe arratiset

Trageti udhëtoi drejt Korfuzit me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet kapiteni shqiptar 45-vjeçar

350 shezlongët e vjedhur në Itali shfaqen në Shqipëri/ Pronarët: Donim të etiketonim Edi Ramën se ai flet për zhvillim

Kinezët ikin nga bakri shqiptar

Shqiptarët kërcënohen me spastrim etnik, ministri shqiptar shtrëngon duart, i buzëqeshur, me homologun serb





