AKTUALITET

Vila e familjes së gruas së Dumanit, Gjokutaj: Dokumentet bien në kundërshtim me njëra-tjetrën

Piranjat Përditësimi i fundit 18 May 2026, 18:42
Vila e familjes së gruas së Dumanit, Gjokutaj: Dokumentet bien në

Nga dera e SPAK, lideri i opozitës, Sali Berisha, publikoi sot dokumente që hedhin dyshime mbi mënyrën se si ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, ka justifikuar pasurinë gjatë procesit të vetingut.

Në emisionin “Task Forcë” në Syri TV, avokati Genc Gjokutaj deklaroi se dokumentet noteriale nuk përputhen në kohë dhe në përmbajtje.

“Po të shihni deklaratat që kanë bërë vjehrri dhe vjehrra e zotit Dumani, ato nuk përkojnë me kontratën e shitblerjes së truallit. Në 2004 thuhet se është blerë trualli, ndërkohë që pretendohet se ndërtimi ka nisur në vitin 1999. Këto janë dy fakte që përjashtojnë njëra-tjetrën”, u shpreh Gjokutaj.

Sipas tij, qëllimi i këtyre akteve ka qenë që prona të paraqitej si e ndërtuar përpara martesës së Dumanit, në mënyrë që të shmangej përfshirja e saj si pasuri e përbashkët bashkëshortore.

Gjokutaj ngriti akuza edhe ndaj procesit të vetingut, duke pretenduar se janë përdorur standarde të dyfishta. Ai solli në vëmendje rastin e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili sipas tij u penalizua për mospërputhje shumë më të vogla financiare.

“Për 2 apo 3 mijë euro janë larguar njerëz nga sistemi, ndërsa këtu flitet për një vilë trekatëshe dhe dokumente që bien ndesh me njëra-tjetrën”, deklaroi ai.

Avokati e cilësoi situatën si tregues të problemeve të thella në reformën në drejtësi dhe funksionimin e institucioneve të reja të drejtësisë.

Gjokutaj:

Po shikoni Sonila, ditë pas dite, orë pas ore po bie suvaja e ndërtuar keq e kësaj reforme, e cila nuk mund të quhet reformë. Është thjesht një bastisje që ju bë pallatit të drejtësisë për të futur atje elementët të cilët do t'i përgjigjeshin këtij pushteti, i cili edhe në agoni vepron, e kupton, e ushtron vullnetin pikërisht nëpërmjet këtyre institucioneve. Edhe kjo po duket çdo ditë. Përse e them këtë? E gjithë problemi i reformës në drejtësi Sonila ka qenë, një nga pikat kryesore ka qenë integriteti moral dhe ana profesionale pikërisht e e punonjësve të drejtësisë, sepse baza ligjore, kodi i procedurës, kodi penal, edhe në kohën e diktaturës po ta marrim, dënonin vjedhjen, dënonin veprat penale, vrasjen, por gjithë problemi ka qenë tek ngërçi, te personat të cilët e lexonin ligjin mbrapsht.

Dhe të vijmë te çështja. Është vërtet alarmante edhe me fjalë unë do t'jua shpjegoj. Po të shihni deklarata që bëri vjehrri dhe vjehrra e zotit Dumani, nuk përkojnë me kontratën e shitblerjes së truallit ku u ble godina. Se në 2004 thonë, është blerë trualli.

Ndërkohë që këta thonë e kemi filluar në 99-ën. Po, në 2003-shin apo në 2004-ën, këta bëjnë një kontratë shitblerje të truallit.

Pra s'ka qenë ndërtuar akoma vila. Dhe ajo që është, dhe ajo që është kryesorja, shikojeni deklaratën noteriale dhe kontrata e shitblerjes edhe ashtu siç janë, janë në kontradiktë me njëra-tjetrën, nuk janë tek i njëjti noter. Nëse do të kishim një procedurë... Po pse? Sepse janë dy fakte që përjashtojnë njëra-tjetrën. Dy akte të cilat nuk korrespondojnë as në hapësirë as në kohë, e kupton? Edhe këto janë ndërtime fiktive, vërtet mund të jenë bërë te noteri, me akt noterial, por koha në të cilën janë bërë edhe fakti që kërkojnë të provojnë nuk janë të vërteta. Edhe që nga ky moment, këto dokumenta nuk flasin më për dokumenta noteriale që përfaqësojnë një realitet objektiv, por ato janë dokumenta të përpiluara ndoshta edhe më vonë, ndoshta dhe në atë kohë, por me një qëllim të vetëm, përdorimin e tyre, e kupton, nga zoti Dumani, sepse ai i ka paraqitur këto dokumente.

Po shikoni, ja po ju them, ky dokument, ky dokument është bërë, është bërë fiktiv, pra nuk ka ekzistuar godina. I gjithë marifeti ka qenë që kjo godinë, nëpërmjet këtyre akteve, të prezantohet sikur, sikur është bërë përpara se zoti Dumani të martohej, sepse pastaj sigurisht që jo vetëm, jo vetëm që do të do të deklarohej, por do të ishte në bashkëpronësi me bashkëshorten e tij, dhe siç janë ligjet e pronësisë që pasuria e vënë gjatë martesës konsiderohet në pjesë të barabarta të bashkëshortëve. Kjo është krejt e thjeshtë. Dhe ne këtu flasim për një vilë trekatëshe, ku ju duhet të dini që organet e vetingut, ku përfundimisht zoti Dumani ka qenë dhe vetor së fundmi në largimin e, ka qenë në vend të prokurorit të vetingut si të themi, e kupton? Përjashtuar për shembull, një nga drejtuesit e, drejtuesit të Gjykatës Kushtetuese, ish-drejtuesi Bashkim Dedja, vetëm e vetëm për një fakt të thjeshtë, që ai ka disponuar faturën e pagesës së dritave dhe të ujit të banesës, të një banese të vogël në plazh që ishte e vëllait të tij. Kupton? Por duke qenë jashtë shtetit, këtë shërbim e kryente ky. Po flasim për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese.

Lëri rastet e tjera pastaj që për 2000 euro, 3000 euro që nuk kanë arritur të justifikuara, janë përjashtuar nga sistemi. Pra këtu shikoni jo standartin e dyfishtë, por, fitili ka gjykuar të pafajshmin, ka, është shprehja që unë kam thënë, ka kaluar elefanti dhe ka ngelur miu. Në këtë sistem. Kështu, kështu u ndërtua ky sistem, sepse kështu u ideua ky sistem dhe sepse kështu u projektua ky sistem dhe u zbatua. Dhe ca persona pastaj të vijonin me drejtësinë e re dhe me goditjen e opozitës siç ka ndodhur dhe...

Tashmë duke krahasuar dhe duke e lidhur në këtë mënyrë siç ju e paraqitët, SPAK-un me GJKKO, vërtetohet katërcipërisht nga vetë autori thënia afërmendsh që çfarë kërkojmë ne, vendos gjykata. Pra, ne kemi të bëjmë me një drejtues SPAK-u, i cili kalon vetingun në këto kushte. Kemi dhe një gjyqtare e cila, e cila ka falsifikuar, është dënuar dhe e ka fshehur këtë fakt. Ndonëse fakti ka ekzistuar. Pra, këta shikoni si kanë vepruar. Kini parasysh një vrasës i cili ekzekuton një person dhe zhvendos kufomën nga vendngjarja. Pra është kryer veprimi, është dorëzuar dokumenti dhe pastaj është tërhequr dokumenti për të mos pasur, këtë diskutim që neve, që neve e bëjmë sot. Dhe kjo është shumë e rëndë sepse kjo tregon që jo sistemi në tërësi, po, por i gjithë projekti... 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?