“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Në fjalën e tij në protestën pro-familjes, pastori Paulin Vilajeti u shpreh se në Shqipëri po rriten shqetësimet për politikat që prekin familjen tradicionale dhe rolin e prindërve në edukimin e fëmijëve.
Ai ngriti akuza ndaj asaj që e cilësoi si imponim i një axhende ideologjike, duke kundërshtuar ndërhyrjet hormonale tek të miturit dhe duke theksuar se fëmijët duhet të mbrohen nga vendime të pakthyeshme në moshë të hershme. Vilajeti kritikoi gjithashtu qasjen e qeverisë, duke pretenduar se vëmendja po largohet nga problemet sociale dhe ekonomike të qytetarëve, ndërsa në përfundim bëri thirrje për mbrojtjen e familjes dhe vlerave tradicionale në vend.
Pjesë nga deklarata:
Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe është një kënaqësi e madhe që ne jemi këtu së bashku. Në fakt, ne jemi mbledhur sot jo se jemi thjesht kundër një agjende, por jemi mbledhur këtu për shkak se jemi pro atyre njerëzve që kjo agjendë do t’i kthejë në kavie. Në eksperimente të ndryshme, nëpërmjet të cilave këtyre njerëzve duhet t’u injektohet patjetër një ideologji e re.
Vëllezër dhe motra, ne jemi shqiptarë. Zoti nuk ka bërë gabim kur na ka krijuar ne shqiptarët. Dhe ne shqiptarët duhet të ngrihemi e të themi jo atyre që prekin nderin, prekin familjen, prekin fëmijët tanë!
Miq të mi të dashur, të heshtim është mëkat. Është koha që ne të ngrihemi kundër çdo lloj agjende që kërkon të prekë atë hartë, e cila nga veriu në jug është një hartë që është mbrojtur dhe kufijtë nuk janë rastësi, por është gjaku i të parëve tanë që na e ka dhuruar këtë hartë. Dhe ne në këtë pjesë duhet të jemi duke kërkuar me ngulm që besën që na e kanë lënë si trashëgimi në këtë tokë, të mos lejojmë të na e shkelë asnjë lloj ideologjie.
Miq të mi të çmuar, është e turpshme që ne të shikojmë hartën e bukur të Shqipërisë dhe ta shohim se si duan, me ngjyra të ndryshme, ta kthejnë në një zhgarravinë. Ne duhet të ngrihemi kundër zhgarravinave të ngjyrave të ndryshme. Ne duhet të themi se Shqipëria ka një ngjyrë: kuq e zi! Dhe kjo ngjyrë është ngjyra që e ka heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti.
Miq të mi të çmuar, jemi mbledhur sot këtu për shkak të një arsyeje, sepse duam të themi se jemi shqiptarë. Unë jam me origjinë nga Vermoshi, dhe ne në Vermosh kemi një shprehje që themi: uji në male është një ujë që buron i pastër si kristali, si drita e diellit, por pastaj ndotet në fushë nga lloje të ndryshme pisllëqesh.
Miq të mi të çmuar, Zoti e ka krijuar njeriun të pastër, le të mos lejojmë asnjë lloj agjende që ta ndotë njeriun duke vendosur brenda tij gjëra që janë kundër Zotit. Ne nuk jemi… unë nuk jam sot këtu thjesht për të qenë kundër, por jam këtu për të qenë pro moralit, pro dinjitetit njerëzor. Morali dhe dinjiteti njerëzor, miq të mi të çmuar, janë se ne shqiptarët që e trashëgojmë këtë tokë nuk duhet ta lejojmë në dorën e atyre që duan ta bëjnë një fushëbetejë të ideologjive të ndryshme. Sepse Shqipëria në shekuj ka qenë fushëbetejë e ideologjive të ndryshme. Sot duhet të jetë toka e shqiptarëve që të vendosin ata… me dinjitetin tonë ta mbajmë atë.
Vëllezër dhe motra, ne nuk jemi pakicë. Pakicë janë ata që duan të na imponojnë ne. Ne jemi shumica. Dhe nëse ne si shumicë ngrihemi e nuk heshtim, miq të mi të çmuar, ne do të jemi gjithmonë duke fituar.
Unë ju uroj mbrojtjen dhe bekimet e Perëndisë. Zoti i mbroftë fëmijët shqiptarë kudo që të jenë, meshkuj e femra, djem dhe vajza. Sepse Perëndia kur e krijoi njeriun e krijoi në shëmbëllimin e tij: mashkull dhe femër!
Zoti ju bekoftë!
Qytetarët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Shqipëria nuk është në shitje”, “Anulo projektin” ap...
Një person i shoqëruar nga policia është dërguar për kontroll mjekësor në Urgjencën e QSUT-së, ku ka tentuar t...
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Shupenzë-Ura e Topojanit, në vendin e quajtur Boçevë. B&eu...
Ka nisur në Tiranë protesta e qytetarëve që janë kundër ndërtimit të resortit 4 miliardë eurosh që...
Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për 23 anëtarët e dy grupeve kriminale që kanë transportuar qindra emigrantë t&eum...
Aktivistë të ‘koalicionit pro familjes’ kanë dalë sot duke protestuar kundër trajtimeve hormonale për personat transgj...
Eduart Subashi, qytetari që u tërhoq zvarrë dhe u dhunua gjatë protestës në Zvërnec, ka reaguar publikisht duke i bër&...
Ka nisur protesta e thirrur pasditen e kësaj të hëne para Minsitrisë së Brendshme, për të kundërshtuar ndërtimin ...
Një ngjarje shokuese ka ndodhur në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku një vajzë është bërë objekt i ...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në Rrugën e Arbrit, në fshatin Plan i Bardhë, pran&eu...