AKTUALITET

‘Vjedhin edhe të sëmurët terminalë’/ Gazetari: Policia merr përqindje nga mashtrimet e call center-ave

Piranjat Përditësimi i fundit 23 April 2026, 21:52
‘Vjedhin edhe të sëmurët terminalë’/ Gazetari:

Një skemë tronditëse mashtrimi që operon përmes call center-ave në Shqipëri duket se ka alarmuar partnerët tanë evropianë, si Italinë, Gjermaninë, Spanjën, Austrinë dhe Francën, të cilët kanë ndërmarrë aksione në vendin tonë për të goditur këta mashtrues.  

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, gazetari Anri Bala bëri me dije se këto call center-a nuk kanë kursyer as kategoritë më të pambrojtura, duke u vjedhur kursimet e jetës edhe personave të sëmurë terminalë në vendet evropiane.

Sipas Balës, një anë edhe më e errët e këtij fenomeni është përfshirjen e thellë të strukturave policore, të cilat akuzohen se kanë kaluar nga marrja e haraçit mujor në partneritet të plotë me mashtruesit, duke u bërë “bashkëpronarë” në krim.

Gazetari theksoi se strukturat policore merrnin një “haraç mujor” që varionte nga 10,000 deri në 20,000 euro për të lejuar aktivitetin e paligjshëm të call center-ave, por situata ka ndryshuar rrënjësisht kohët e fundit, ku në vend të haraçit fiks, ata tashmë funksionojnë si “bashkëpronarë”, duke marrë një përqindje të fitimeve nga paratë e vjedhura.

Bala: Kam dëgjuar histori të tmerrshme për grupin e call center-ave kryesisht. Me një fjalë, ka njerëz se ne e diskutojmë kështu sikur ata qytetarët europianë janë ca njerëz të zakonshëm që kanë ca lekë për të shpenzuar, pra i trajtojnë sikur janë, këta janë bixhozxhi, në fakt. Edhe po t'i dëgjosh janë tipa që thua këta janë bixhozxhi dhe lozin bixhoz. Jo jo, ka shumë njerëz që janë të sëmurë terminal. Që kanë një llogari parash për shërim dhe ndoshta për shkak të situatës, me anë të lekëve të tjera që mund të përfitojnë, të gjejnë një lloj kure ose të kurohen diku. E kupton? Ka njerëz me probleme të mëdhaja, shtëpie apo biznesi dhe këta nuk është se vetëm po i vjedhin, po i shkatërrojnë komplet shpresën, të ardhmen, jetën. Nuk është fjala që është një vjedhje se këto të tjerët s'merren vesh 100 lekë këtu, 100 lekë atje. Këto, përveç këtyre, këta po vjedhin dhe shqiptarët. Pra rastet e këtyre janë nga më skandalozet. Unë i përbuz këta sepse unë nuk e di se si ia bëjnë ose si e bëjnë gjumin rehat në darkë, kur vënë kokën në jastik edhe mund t'i marrësh një njeriu të sëmuri terminal, t'i marrësh paratë që i ka jetike. Pra ti jo nuk, jo vetëm po e vjedh, po po e vret. Se tjetër gjë është ta vjedhësh edhe ta ta vrasësh njëkohësisht. Ky rast është shqetësues. Por ajo që ne kemi thënë se ne bëjmë gabim kur themi që policia, kur them policia tani se s'do t'i hyjmë, nuk bëhet fjalë për policin e thjeshtë të trafikut, por ata policë që deri dje i merrnin haraçin mujor, pra ishte, varionte nga 10.000, 20.000 në bazë të punonjësve, sot janë bashkëpronarë. Pra marrin përqindje. Pra që ta lejojnë. Dhe përqindja ka hyrë, Çimi, në momentin kur erdhën grupet e para, gjermanët dhe spanjollët. Pra kur u bë gurguleja në Tiranë, që u bë situata pak më delikate, pak më e rrezikshme, policia kaloi nga që merrte kuotën mujore, kaloi në bashkëpronar. Filluan me përqindje, filluan të kërkonin përqindje. Pra ti do vjedhësh, kur do vjedhësh, ne jemi pronarë bashkë me ju. Kur them policia, flas nivel drejtues, nuk flas që e kanë lejuar dhe kjo ka qenë po prapë e tmerrshme. Pra këta, në të njëjtën kohë, të thashë dhe njëherë dhe po prapë se ne themi vodhën ata, po po na vjedhin dhe ne.

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 23 April18:17

Amanetet e Rexhep Qoses!

Në letrën e tij të fundit drejtuar nipit të tij Valjetit, akademiku i ndjerë Rexhep Qosja, ka lënë amanetin e fundit që...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?