Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Vjedhja e 700 mijë € në Postën e Durrësit/ Detaje nga dosja: Ish-drejtoresha largohet nga zyra me një qese të bardhë transparente

P
Piranjat18 July 2026, 18:47 · 6 min lexim
Vjedhja e 700 mijë € në Postën e Durrësit/ Detaje nga

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Durrësit, për rastin e vjedhjes së 700 mijë eurove nga filjani i Postës Shqiptare në Durrës. Bazuar në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në ambientet e Filialit Durrës, rezulton se nga ana e punonjëseve të postës lëvizjet e vlerave monetare janë kryer në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi dhe me rregulloren e brendshme të Postës Shqiptare SHA.

Në dosjen hetimore thuhet se shefja e financës Valbona Duni, merr thesin me vlera monetare nga punonjësi i postës dhe hyn në zyrën e saj. Pas kësaj, Duni çon thesin me vlera monetare në zyrën e drejtoreshës Elisabeta Mataj.

Pas këtij veprimi, drejtoresha e Filialit Posta Shqiptare Durrës, Elisabeta Mataj, largohet nga zyra me një qese të bardhë transparente me sende që nuk mund të përcaktohen.

Pjesë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Durrësit:

Referuar pamjeve filmike të administruara nga kamerat e sigurisë në ambientet e Filialit Durrës qendër (bashkëlidhur kallëzimit), rezulton se nga ana e punonjëseve të postës lëvizjet e vlerave monetare janë kryer në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi dhe me rregulloren e brendshme të Postës Shqiptare SHA.

Konkretisht, në datë 02.04.2026, ora 15:15:29, në Filialin e Postës Shqiptare Durrës u vunë vlerat monetare të shoqëruara nga një punonjës poste dhe nga punonjës i SHPSF "Nazeri".

Ora 15:29:12, shefja e financës Valbona Duni, në ambientet e arkës, e pranishme Paola Dana dhe ndihmës-arkëtarja, i bën me shenjë me dorë punonjësit të postës të marrë thesin me vlera monetare.

Ora 15:29:22, shefja e financës Valbona Duni, bashkë me një punonjës poste, marrin në arkë, në prani të Paola Danës, një thes me vlera monetare, porsaardhur me eskortë/shoqërim nga banka.

Ora 15:29:50, shefja e financës Valbona Duni merr thesin me vlera monetare nga punonjësi i postës dhe hyn në zyrën e saj.

Ora 15:30:05, Valbona Duni çon thesin me vlera monetare në zyrën e drejtoreshës Elisabeta Mataj.

Ora 15:30:09, Valbona Duni hyn në zyrën e drejtoreshës Elisabeta Mataj.

Ora 15:30:22, Valbona Duni del nga zyra e drejtoreshës Elisabeta Mataj.

Ora 15:31:16, Valbona Duni nis të largohet nga puna.

Ora 15:31:31, Elisabeta Mataj e thërret Valbona Dunin dhe së bashku shkojnë në zyrën e Elisabeta Matajt.

Ora 15:33:04, nga zyra e drejtoreshës del e para Valbona Duni.

Ora 15:33:27, Valbona Duni largohet nga puna.

Ora 15:39:08, drejtoresha e Filialit Posta Shqiptare Durrës, Elisabeta Mataj, largohet nga zyra me një qese të bardhë transparente me sende që nuk mund të përcaktohen.

Datës 02.04.2026 i përket mandati i pagesës nr. 2330, vlera 5.000.000 lekë, me përshkrim për llogarinë "Lidhje të brendshme dega Shijak", i nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e Degës Shijak, e dyshuar e falsifikuar).

13:06:04, shefja e financës Valbona Duni, me thesin me vlera monetare, futet në zyrën e saj.

Datës 14.04.2026 i përket mandati i pagesës nr. 2706, vlera 10.000.000 lekë, me përshkrim për llogarinë "Lidhje të brendshme dega Krujë", i nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Valentina Guni (arkëtare e Degës Krujë, e dyshuar e falsifikuar).

Më datë 15.04.2026, në orën 14:13, shefja e financës Valbona Duni merr një thes me lekë nga arka, e pranishme Paola Dana. Ora 14:14, Valbona Duni me thesin me vlera monetare shkon në zyrën e saj.
Datës 15.04.2026 i përket mandati i pagesës nr. 2748, vlera 10.000.000 lekë, me përshkrim për llogarinë "Lidhje të brendshme dega Krujë", i nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Valentina Guni (arkëtare e Degës Krujë, e dyshuar e falsifikuar).

Më datë 20.04.2026, në orën 13:39, ndihmës-arkëtarja, në prani të arkëtares Paola Dana, i jep shefes së financës Valbona Duni rreth 10 fasha me prerje kartëmonedhash 5.000 të reja, në qese plastike. Shefja e financës i merr dhe shkon në zyrën e saj.
Ora 13:39:26, Valbona Duni me qesen me vlera monetare shkon në zyrën e saj.

Datës 20.04.2026 i përket mandati i pagesës nr. 2866, vlera 5.000.000 lekë, me përshkrim për llogarinë "Lidhje të brendshme dega Shijak", i nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e Degës Shijak, e dyshuar e falsifikuar).

Më datë 24.04.2026, në orën 14:15, vjen punonjësi i shoqërimit të vlerave i "Nazeri" me dy thasë nga banka dhe i lë te arka, e pranishme Paola Dana. Në orën 14:18, njërin nga thasët e merr shefja e financës Valbona Duni dhe shkon te zyra e saj.

Ora 14:16:51, Valbona Duni merr thesin me vlera monetare dhe shkon në zyrën e saj.

Datës 24.04.2026 i përket mandati i pagesës nr. 3002 (vendosur me shkrim dore numri 2997), vlera 5.000.000 lekë, me përshkrim për llogarinë "Lidhje të brendshme dega Shijak", i nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e Degës Shijak, e dyshuar e falsifikuar).

Më datë 30.04.2026, në orën 15:09:07, ndihmës-arkëtarja, në prani të arkëtares Paola Dana, mbush një thes me vlera dhe ia jep shefes së financës Valbona Duni, e cila e merr thesin dhe shkon në zyrën e saj.

Ora 15:10:03, Valbona Duni me thesin me vlera monetare shkon në zyrën e saj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.