Vjedhje, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe…/ Kapen në Morinë tre persona të shpallur në kërkim

Tre persona, të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar janë kapur në pikën kufitare të Morinës.
Strukturat e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, organizuan punën në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës dhe si rezultat, në hyrje të RSh-së, kapën dhe arrestuan/ndaluan 3 shtetas, konkretisht:
-U kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi M. G., 65 vjeç, banues në Kosovë Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Frankfurtit e ka dënuar me 4 vjet e 1 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” , “Grupi kriminal” dhe “Organizata kriminale”. Nga dënim i i kanë mbetur për të kryer 18 muaj.
– U kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Kuvajt, shtetasi Xh. S., 47 vjeç, banues në Prishtinë. Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Kuvajt, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijonë procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve.
-U kap shtetasi R. P., 36 vjeç, banues në Kosovë, pasi nga verifikimet rezultoi se ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Veprimet e tjera procedurale me këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Familja Rrapaj hap dyert e mortit! Ceremonitë mortore të dy bashkëshortëve do të bëhen të ndara, trupi i 80-vjeçarit ende në morg

Rinis Lotaria Amerikane! Nga pagesa tek identifikimi, ja kriteret që duhet të plotësohen

Efektivët shqiptarë të EOD përfundojnë me sukses stërvitjet “Night Sapper” dhe “Lethal Sapper”

Zbardhen rrethanat e tragjedisë në Roskovec, dyshohet konflikt familjar

Abuzim me tenderat e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK





