Vjen dorëheqja e parë nga Policia e Shtetit pas protestave

Marius Dervishi, efektiv i Policisë së Shtetit dhe producent i njohur filmash, ka njoftuar përmes një postimi në Instagram se do të dorëzojë kërkesën për dorëheqje nga detyra. Vendimi i tij vjen në një kohë kur Policia e Shtetit është vënë në qendër të kritikave pas protestave të fundit në Shqipëri, ku ndërhyrjet e efektivëve kanë shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.
Në postimin e tij, Dervishi shprehet se nuk largohet sepse nuk e do më profesionin, por për shkak të situatës dhe klimës së krijuar ndaj punonjësve të Policisë. Ai shkruan se nuk pajtohet me mënyrën se si, sipas tij, efektivët po paragjykohen dhe po konsiderohen të gjithë njësoj nga opinioni publik dhe media.

Dervishi thekson se ka zgjedhur të jetë një efektiv i denjë, por shton se mllefi dhe urrejtja ndaj Policisë e kanë shtyrë të marrë këtë vendim. Në fund të reagimit të tij, ai lë edhe një mesazh domethënës: "Çfarë nuk e sheh syri i kamerës, e sheh Zoti lart."
Lexo edhe
AKTUALITET
Padia e Veliaj për prokurorin e SPAK Ols Dado/ Sot do të mbahet seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative

Protestuan para Parlamentit kundër qeverisë/ Policia arreston 19 persona, 12 të tjerë i procedon penalisht

Kapshticë, radhë kilometrike dhe pritje deri në tri orë për udhëtarët

Statistikat e 2025/ Një në pesë të rinj në Shqipëri, nuk shkojnë as në punë dhe as në shkollë

Pasiguria financiare, burrat shqiptarë, rekord në Europë për moshën kur duan të dalin në pension

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Marshimi i protestuesve ndalet para Komisariatit nr.3, ulen këmbëkryq në rrugë: Lironi çunat

E rëndë në Greqi/ I mituri shqiptar gjendet i mbytur në pishinën e një banese





