Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave  Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë
AKTUALITET

'Vjen zjarrfikësja pa ujë, s'ka nga të hyjë!'/ Banorët e pallatit të shkrumbuar: Shteti pastë faqen e zezë'

P
Piranjat14 April 2026, 21:12 · 3 min lexim
'Vjen zjarrfikësja pa ujë, s'ka nga të

Prej më shumë se 4 orësh zjarri në pallatin 12 katësh tek kompleksi i pallateve tek farmacia nr 10 në Tiranë, vijon të jetë aktiv. Syri Tv arriti të intervistojë disa qytetarë banorë, të pallatit të përfshirë nga flakët pasditen e sotme të cilët zhbënë propagandën e qeverisë. Të zhgënjyer nxorrën në pah situatën kaotike, ndërhyrjen e vonuar dhe mungesat. Ndërkohë një banore tha se zjarri kishte nisur prej orës 14:30. 

Gazetarja: Po ndërhyhet në mënyrën e duhur sipas jush?

Qytetari: Nuk e di, por në këtë çast që flasim ende ka flakë dhe nuk po punojnë zjarrfikësit. Ka...15 – 20 minuta që zjarrfikësit nuk po punojnë më.

Qytetarja: Shifni, ka katër orë akoma, vetëm një zjarrfikëse. Shifni atje zjarrin akoma, shih flakën e keni aty. Mjetet mungojnë. 

Qytetarja: Po shoh katastrofën! Turp e faqezezë për shtetin tonë si i jep leje, ai ka bllokuar rrugët, ka bllokuar trotuaret e gjithçka. Aty ishte dashtë Edi Rama me tonë për Zotin. Zjarri vijon qysh në orën 2 e gjysmë (14:30) e tash. Prej shtatë orësh ka rënë zjarri e vetëm një zjarrfikëse. Ça bën një zjarrfikëse? Me një gur, a çahet një mur? Nuk çahet. Po shteti jonë pastë faqen e zezë. Kurrë mos pastë hajër.

Është dëmtuar hyrja. Këtu nuk bëhet fjalë se mund të ketë shtet. Për arsye, është kanë mundësia pa shkuar në këtë gradë me u fik zjarri. Vjen zjarrfikësja pa ujë. Nuk ka nga të hyjnë. Atje, nga ngushtica e rrugës. Shiko ku e lanë mjetin aty, zjarrfikësja thotë nuk mund të futem. Sikur me i bërë me qëllim këto gjëra. Nuk bëhet në këtë vend kështu.

Gazetarja: Është djegur banesa juaj?

Banori: Tashi nuk di gjë se tymi e flaka e ka kap atje, S'kam mundësi me e pa.

Këtu shtet nuk ka. Të vijnë zjarrfikësja pa ujë, më thuaj ti, a bëhet kështu? S'bëhet. Edhe kur vjen një orë me u fut me shku te vendi i ngjarjes. Rinia po largohet. Ka një arsye shumë të fortë për t'u larguar nga këtu.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.