Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Vlora zgjohet nesër pa ujë, shkak punimet e projektit të ujësjellësit të ri

P
Piranjat 6 April 2026, 21:13 · 2 min lexim
Vlora zgjohet nesër pa ujë, shkak punimet e projektit të

Qyteti i Vlorës do të përballet me mungesën e ujit ditën e nesërme. Përmes një njoftimi, Ujësjellës-Kanalizime Vlorë ka bërë me dije se në zbatim të projektit të ujësjellësit të ri të qytetit të Vlorës, nesër do të ketë mungesë të furnizimit me ujë.

Kjo pasi do të punohet për lidhjen e nyjeve të rrjetit të ri të ujësjellësit me rrjetin ekzistues në zonat: “Lungomare”, Lagjja “24 Maji” dhe Lagjja “1 Maji”.

Si rrjedhojë e kësaj, do të ndërpritet furnizimi me ujë në zonën bregdetare: Uji i Ftohtë, Lungomare, 10 Korriku, Kalaja dhe Jonufra. Ndërsa pjesa tjetër e qytetit nuk do të furnizohet me ujë vetëm gjatë orarit të pasdites së së martës.

Njoftimi i plotë: 

Në zbatim të projektit të ujësjellësit të ri të qytetit të Vlorës, ditën e martë, më 7 Prill do të punohet për lidhjen e nyjeve të rrjetit të ri të ujësjellësit me rrjetin ekzistues në zonat:

“Lungomare”

Lagjja “24 Maji”

Lagjja “1 Maji”

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton qytetarët dhe bizneset se, në kuadër të këtyre ndërhyrjeve, ditën e martë do të ketë stakim të detyruar të stacionit kryesor për shkak të punimeve.

Si rrjedhojë, do të ndërpritet furnizimi me ujë në zonën bregdetare:

“Uji i Ftohtë”

“Lungomare”

“10 Korriku”

“Kalaja”

“Jonufra”

Pjesa tjetër e qytetit nuk do të furnizohet me ujë vetëm gjatë orarit të pasdites së së martës. Gjatë mëngjesit të ditës së mërkurë, furnizimi do të vijojë normalisht.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.