Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Vodhën miliona lekë të pensioneve/ Ish-drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës: Vetëm në muajin Maj ka frekuentuar 27 herë kazinonë te "Plaza"

P
Piranjat18 July 2026, 16:46 · 3 min lexim
Vodhën miliona lekë të pensioneve/ Ish-drejtoresha e Postës

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, e dyshuar për veprën penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën", kryer në bashkëpunim. Ndërkohë, për dy personat e tjerë nën hetim, Valbona Dunin dhe Paola Danajn, gjykata vendosi masën "arrest në shtëpi".Zhdukja e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, gjykata lë në burg ish-drejtoreshën! Shefja e financës: Paratë i mori ajo

Gjatë seancës, Prokuroria ka paraqitur detaje nga hetimi, duke sjellë të dhëna mbi frekuentimin e ambienteve të lojërave të fatit nga Mataj dhe bashkëshorti i saj. Sipas të dhënave të paraqitura nga organi i akuzës, Elisabeta Mataj rezulton me 335 hyrje në kazino, ndërsa është cilësuar si frekuentuese e rregullt e një prej ambienteve, "Plaza". Vetëm gjatë muajit maj, sipas Prokurorisë, ajo ka pasur 27 hyrje në këtë ambient.

Po sipas hetuesve, bashkëshorti i saj rezulton me 340 hyrje në kazino, shkruan syri. Prokuroria ka referuar gjithashtu edhe për shuma të dyshuara të luajtura në dy kazino në Tiranë, të cilat janë pjesë e verifikimeve në kuadër të hetimit.

Përballë këtyre pretendimeve, Elisabeta Mataj nuk e ka mohuar frekuentimin e kazinove, por ka kundërshtuar çdo lidhje të tij me shkelje ligjore apo me detyrën e saj.

"Unë jam qytetare e lirë. Më shpjegoni se cila është kontrata e firmosur që nuk mund të shkoj në lokale, bare dhe kazino", mësohet të jetë shprehur Mataj para gjykatës.
Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata vendosi:

Të pranojë pjesërisht kërkesën e Prokurorisë.

Të vlerësojë si të ligjshëm ndalimin e E.M., V.D. dhe P.D.

Të caktojë ndaj E.M. masën e sigurisë "arrest në burg".

Të caktojë ndaj V.D. dhe P.D. masën e sigurisë "arrest në shtëpi".

Të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të V.D. dhe P.D. nga dhomat e paraburgimit, nëse nuk mbahen për ndonjë vepër tjetër penale, si dhe ekzekutimin e masave të arrestit në banesat e tyre.

Të lejojë ankimimin e vendimit brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vendimi u shpall në Durrës më 18 korrik 2026.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.