Vodhi 5000 € në ditën e parë të punës, gruaja lirohet pas vetëm 3 ditësh në qeli

Hajdutja seriale Kumrie Zika, pasi vodhi afro 5 mijë euro në një biznes në zonën e “Vorrit të Bomit”, është liruar sërish pas vetëm tri ditësh, duke shpëtuar edhe këtë herë vetëm me masën “detyrim paraqitjeje”.
Zika ishte paraqitur si e interesuar për punë në një biznes që merret me “Exchange” dhe transferta parash brenda dhe jashtë vendit. Biznesi e mori në provë dhe që në ditën e parë Zika shfrytëzoi vetëm pak sekonda neglizhencë të punonjësit tjetër për të vjedhur 5 mijë euro dhe për tu zhdukur në rrugicat e ngushta të lagjes.
Menjëherë pas ngjarjes, biznesi i dëmtuar njoftoi policinë, e cila pasi e identifikoi përmes kameravë të sigurisë dhe arriti ta identifikojë dhe ta arrestojë në zonën e “21 Dhjetorit”.
Pavarësisht se ajo ka kryer të njëjtën vepër penale në mënyrë të përsëritur, qëndrimi në burg ka zgjatur vetëm 3 ditë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

“Skema e abuzimit e hershme”, kallëzimi i bashkëshortit të Elisabeta Matajt ngre dyshime edhe për fondet e tërmetit

U plagos gjatë një fluturimi duke përfunduar jashtë dritares së avionit/ Rrëfehet i plagosuri: Është një makth që nuk e shpjegoj dot me f...

Zjarr në një rrobaqepësi në Lezhë

Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat

“Rama jep dorëheqjen”/ Dita e 52-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët zbresin sërish në shesh para Kryeministrisë

2900 të helmuar nga uji në Gostivar, tre zyrtarë në pranga

SPAK mbyll hetimet për dosjen “Metamorfoza”, çështja dërgohet në GJKKO





