Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Vodhi para nga posta si arkëtar, arrestohet 38-vjeçar në Përmet

P
Piranjat 1 April 2026, 20:18 · 1 min lexim
Vodhi para nga posta si arkëtar, arrestohet 38-vjeçar në

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër. Arrestimi i tij ka ardhur pasi dyshohet se ai kur ka qenë i punësuar si arkëtar në Postën Shqiptare në Përmet ka vjedhur shuma parash nga arka.

Policia nuk e ka specifikuar shumën por shton se vjedhjet kanë ndodhur gjatë periudhës 2019-2025.

“Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin E. Q., 38 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se gjatë periudhës 2019-2025, kur ka qenë i punësuar llogaritar/arkëtar në degën e Postës Shqiptare në Përmet, ka vjedhur shuma të konsiderueshme parash nga arka e postës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.