Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Vrasja dhe zhdukja e Eglant Koçit, Armand Shakaj është parë në rrugët e kryeqytetit dhe sërish i ka shpëtuar policisë

P
Piranjat29 June 2026, 12:13 · 3 min lexim
Vrasja dhe zhdukja e Eglant Koçit, Armand Shakaj është

Hetimet për vrasjen e dyshuar të 34-vjeçarit Eglant Koçi vijojnë me intensitet, ndërsa i dyshuari kryesor, Armand Shakaj, mbetet ende në arrati. Pavarësisht informacioneve se është parë disa herë në zona të ndryshme të Tiranës, ai ka arritur t’i shpëtojë deri tani kapjes nga policia.

Në kuadër të hetimeve, Prokuroria e Tiranës ka ndërmarrë një tjetër veprim të rëndësishëm, duke kërkuar nga Gjykata Penale autorizimin për këqyrjen e katër kompjuterëve të sekuestruar në zyrën e Shakajt. Hetuesit besojnë se pajisjet mund të përmbajnë të dhëna me vlerë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Një nga pistat kryesore që po hetohet lidhet me një konflikt të mundshëm për transferta në kriptovaluta, aktivitet me të cilin dyshohet se merrej prej kohësh Eglant Koçi. Megjithatë, verifikimet e deritanishme tregojnë se 34-vjeçari bënte një jetë modeste dhe nuk rezulton të kishte pasuri apo të ardhura që të justifikonin një aktivitet financiar të ekspozuar.

Sipas dosjes hetimore, Shakaj dyshohet se ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij, brenda të cilit mendohet se ndodhej edhe trupi i pajetë i Koçit. Mjeti është dërguar drejt zonës së Ibës, në një lëvizje që hetuesit besojnë se ishte planifikuar për t’iu shmangur kontrolleve të policisë dhe për të mos ngjallur dyshime. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 6 qershor.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë ndihmuar grupin hetimor të rindërtojë lëvizjet, ndërsa dyshohet se trupi i Koçit ka qëndruar në automjet për rreth një ditë e gjysmë. Kontakti i fundit i tij me familjarët është regjistruar më 4 qershor.

Policia ka marrë në pyetje edhe drejtuesin e karrotrecit. Ai ka deklaruar se Shakaj i kishte kërkuar transportin e automjetit me pretendimin se kishte pësuar defekt. Sipas dëshmisë së tij, makina u dërgua pranë një servisi në zonën e Ibës dhe më pas ai u largua, pa pasur dijeni se çfarë mund të ndodhej brenda saj.

Ndërkohë, ekspertët kriminalistikë kanë konstatuar gjurmë mbetjesh baruti në ambientet e zyrës ku dyshohet se është mbajtur Eglant Koçi, një provë që mund të marrë peshë të rëndësishme në vijim të hetimeve.

Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë i 34-vjeçarit u lokalizua në një zonë të thellë rurale mes Tiranës dhe Elbasanit. Dyshohet se ai ishte hedhur në një humnerë pranë fshatit Cerujë, ndërsa zbulimi u bë i mundur falë një droni të përdorur nga policia gjatë operacionit të kërkimit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.