Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë/ “Jemi të frikësuar”, flasin banorët e zonës: Dëgjuam një zhurmë të madhe, dolëm jashtë dhe…

Banorët e lagjes nr. 14 në Korçë kanë treguar momentet pas vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme.
Sipas tyre, as viktima dhe as autori i dyshuar nuk janë banorë të zonës dhe nuk njihen prej tyre.
“Dëgjuam një zhurmë të madhe, por nuk e dinim çfarë ishte. Dolëm jashtë dhe morëm vesh se çfarë kishte ndodhur”, tregojnë banorët.
Ata e përshkruajnë lagjen si një zonë të qetë, ku më parë nuk kanë ndodhur ngjarje të tilla.
“Është një lagje e qetë, nuk ka ndodhur më parë kjo gjë. Jemi të frikësuar, normalisht”, shprehen banorët.
Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes dhe është vënë në kërkim të autorit të dyshuar, i cili u largua nga vendngjarja pas krimit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Mallakastër/ Zjarri rrezikon banesat në fshatin Koilac, Policia evakuon disa familje

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur

Shoku i fëmijërisë e ndoqi dhe e vrau me kallash, del fotoja e viktimës në Korçë

Kamerat e trafikut së shpejti në funksion, 1,100 masa administrative në një javë

I riu i vrarë në Korçë pjesë e Ushtrisë/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe





