Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë/ Policia jep dataje: I kemi identifikuar dy autorët, po punojmë për kapjen e tyre

Policia ka dalë me një njoftim zyratr lidhur me sherrin e ndodhur në Vlorë, ku humbi jetën 63-vjeçari Ismail Aliaj. Blutë sqarojnë se kanë identifikuar dy autorët dhe po punohet për kapjen e tyre. Sipas njoftimit të policisë, Aliaj është goditur me grushte në vendin e quajtur “Rruga e Çipave” dhe si pasojë e dëmtimeve, 63-vjeçari ka humbur ndjenjat dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku më pas ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur “Rruga e Çipave”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. A., 63 vjeç, është goditur me grushte nga dy shtetas, tashmë të identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe vijon puna për kapjen e tyre.
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi B. A, ka humbur ndjenjat dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku më pas ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Denoncim nga Njësia Velabisht, Berat/ Rrugë e amortizuar vetëm 1.5 km nga qyteti (VIDEO)

"Meta i pafajshëm në aferën CEZ-DIA"/ Blushi: Përgjegjësi i vetëm për dëmin prej 479 mln euro të CEZ-it është kryeministri

Plagoset një grua në Kamëz, detajet e para

Dokumenti/ Qytetari kishte fituar gjyqin, IKMT shemb banesën dy-katëshe me urdhër të Afrim Qëndros!

Sherr në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 63-vjeçari, i lënduar edhe djali i viktimës, autori ende në kërkim

17-vjeçarit nga Durrësi i pushon zemra në orën e fiskulturës

I arrestuar për tentativë vrasjeje në familje, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri 91-vjeçar

Kërcënimi ndaj gazetares Avi Mema dhe kameramanit, reagon UGSH: Policia dhe Prokuroria të veprojnë menjëherë!





