Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë
AKTUALITET

Vrasja e Albi Bashaliut në Peqin, dëshmon në GJKKO kushëriri

P
Piranjat28 July 2026, 11:58 · 3 min lexim
Vrasja e Albi Bashaliut në Peqin, dëshmon në GJKKO kushëriri

Po mbahet këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, ku ka dëshmuar Sami Bashaliu, kushëriri i Albi Bashaliut, i vrarë më 27 dhjetor 2021 në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Para trupit gjykues, ai ka rrëfyer dinamikën e atentatit, duke deklaruar se në mëngjesin e ngjarjes pranë lokalit të tij ishte ndaluar një automjet tip “Audi” i bardhë me xhama të errët dhe targa shqiptare.

Sipas dëshmitarit, fillimisht nuk kishte vënë re persona në automjet, por pak çaste më vonë njëri prej tyre zbriti, iu afrua Albi Bashaliut dhe, pas një komunikimi të shkurtër, hapi zjarr ndaj tij.

“Pranë lokalit tim ka ndodhur një vrasje para 3-4 vitesh, përpara Vitit të Ri. Atë ditë binte shi në mëngjes. Ishte një automjet tip Audi, ngjyrë e bardhë, me xhama të errët. Gruaja më tha se ishte një makinë aty. U afrova, por nuk pashë njerëz. Pas pak, njëri nga personat që zbriti nga makina i flet Albi Bashaliut, pastaj kërciti arma. Nuk e kisha parë ndonjëherë si fytyrë, ishte me maskë. Ai gjuajti 2-3 herë”, deklaroi Bashaliu.

Ai shtoi se në automjet ndodheshin dy persona, por vetëm njëri prej tyre kreu ekzekutimin. Pas të shtënave, autorët i vunë flakën automjetit të viktimës dhe u larguan nga vendngjarja.

“Ky Albi ra në tokë, pastaj ata futën armën dhe dogjën automjetin e viktimës. Unë u futa brenda, vetëm shikoja, nuk bëra gjë”, dëshmoi ai.

Në vijim, Sami Bashaliu tha se Albi Bashaliu nuk frekuentonte më lokalin e tij pas vrasjes së vëllait, Leonard Bashaliut, dhe se nuk kishte dijeni për të kaluarën apo konfliktet e viktimës.

“Albi nuk vinte te lokali ynë kohët e fundit, që kur u vra vëllai i vet. Nuk dija gjë për të kaluarën e tij. Albit i vranë vëllanë, Leonardin, ai rrinte më shumë në Itali. Për Albert Xhahysën vetëm kështu u mor vesh aty, unë nuk di gjë”, u shpreh dëshmitari para GJKKO-së.

Procesi ndaj Laert Haxhiut vijon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe administrimin e provave për ngjarjet që janë pjesë e dosjes penale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.