Drejtësia shqiptare ka hedhur një tjetër hap në të ngulmuarin për të ekstraduar nga Anglia në Shqipëri pesë të dyshuarit nën akuzë për përfshirje në ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulajt.
Një zëdhënëse e Gjykatës Supreme në Londër i konfirmoi gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se kjo gjykatë ka pranuar tashmë kërkesën e shtetit shqiptar për të apeluar vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila bllokoi ekstradimin.
Janë Lord Lloyd-Jones, Lord Burrows dhe Lady Rose, tre anëtarët e Gjykatës Supreme angleze, të cilët i dhanë dritën jeshile drejtësisë shqiptare në kërkesën për apelim.
Në muajt në vazhdim, kjo gjykatë do të shqyrtojë nëse ishte i drejtë vendimi i Gjykatës së Lartë në Londër, e cila e bllokoi ekstradimin me kërkesën e mbrojtjes, pasi Yvette Cooper, ish-sekretarja e shtetit për punët e brendshme, kishte gabuar me emërtimin e akuzave kur lëshoi certifikatat e ekstradimit.
Në gusht 2024, Gjykata e Ekstradimeve në Londër pranoi kërkesën e Shqipërisë për të ekstraduar Edmond Haxhinë, Harry Simpson, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman, me akuzën “vrasje me paramendim”.
Por, siç edhe Top Channel ekskluzivisht e raportoi, sekretarja e shtetit gabimisht në certifikatën e ekstradimit vendosi akuzat e vjetra “Vrasja për shkak të gjakmarrjes” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.
Më pas, në maj 2026, Gjykata e Lartë pranoi apelimet e të pestëve, duke u bazuar në mospërputhjen midis kërkesave për ekstradim dhe asaj çfarë kishte firmosur sekretarja e shtetit dhe, si pasojë, urdhrat e ekstradimit u shfuqizuan.
Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Steven Hunt, që vijojnë të mbahen në një paraburgim të Londrës, ndërsa Harriet Bridgeman e lirë me kusht, akuzohen nën dyshimin se kanë marrë pjesë në një plan që çoi në vrasjen e Ardian Nikulajt.
Për këtë vrasje, disa muaj më parë, Gjykata e Lezhës dënoi me burgim të përjetshëm Ruben Saraivën.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
18 August15:55
Vrasja e portugezit, në kërkim Bekim Bulica. Shoqërohet Katirai, pronari i 'Elite Security Grup'
Vrasja e turistit Portugez në Ksamil të Sarandës, ka rikthyer edhe një herë në qëndër të vëmëndjes kushte...
AKTUALITET
18 August15:46
Vrasja e portugezit në Ksamil/ Kjo është makina e dy turqve që po transportonin Sokrat Vatën drejt Tiranës pas krimit
Kjo është makina, në bagazhin e të cilës ishte fshehur autori i krimit të rëndë, Sokrat Vata. Në automjet ndodheshi...
AKTUALITET
18 August15:40
Zjarr pranë Kryegjyshatës në Tiranë, flakët shumë pranë një banese
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën pranë Kryegjyshatës në Tiranë.
Flakët janë shfaqur fare pran...
AKTUALITET
18 August15:29
FOTO/ Ky është Sokrat Vata, autori i dyshuar për vrasjen e turistit portugez në resortin “Principote” në Ksamil
Janë publikuar fotot e Sokrat Vatës, 29-vjeçarit të arrestuar nga policia si i dyshuari kryesor për vrasjen e turistit portugez n&eum...
AKTUALITET
18 August15:26
Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Miqtë e viktimës zbardhin sherrin: Si nisi përplasja te “Principotes”
Një ngjarje e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Ksamil, ku një 21-vjeçar ...
AKTUALITET
18 August15:14
VIDEO/ Vrasja në Ksamil, ja kush është 31-vjeçarja turke që ndihmoi Sokrat Vatën të arratisej
LEVAN- Kjo është 31 vjeçarja turke e cila së bashku me një tjetër shtetas turk ndihmuan autorin e vrasjes së portugezit M...
AKTUALITET
18 August14:57
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps/ Pas fiskalizimit, QKB-ja e dhjetëra sisteme drejt fikjes
Pak ditë pasi Shqipëria mori çmimin e renditjes në top-listë për sigurinë kibernetike, ditët e nxehta të gushti...
AKTUALITET
18 August14:54
Vrasja e turistit në “Principotes”/ Autori kyç gojën para hetuesve, zbardhet dëshmia e turqve që e shoqëruan
Sokrat Vata, 29-vjeçari i arrestuar për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, është marrë në pyetje nga grupi hetimor li...
AKTUALITET
18 August14:35
Vrasja në Ksamil! Policia: 21-vjeçari rezulton shtetas portugez, jo francez
Policia ka dhënë informacion shtesë për ngjarjen e rëndë të mëngjesit të sotëm në Ksamil, ku një t...
AKTUALITET
18 August14:25
'Flotilja Globale Sumud' niset drejt Shqipërisë! Nga Brindisi në Sazan, në mbështetje të "Revolucionit Flamingo"
Më 20 gusht, një delegacion nga 'Flotilja Globale Sumud' do të niset nga porti i Brindisit për në ishullin e Sazanit, në Shqip&e...