Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Vrasja e Artan Myrtajt në Sarandë, RENEA kontrolle në banesën e Ervis Lamit

P
Piranjat21 September 2026, 13:55 · 1 min lexim
Vrasja e Artan Myrtajt në Sarandë, RENEA kontrolle në

Pas vrasjes së Artan Myrtajt në Sarandë ditën e djeshme, mëngjesin e kësaj të hëne forcat speciale RENEA zbarkuan në banesën e Ervis Lamit, një prej emrave më të kërkuar të botës së krimit për momentin.

Burime nga policia thanë se kontrollet në banesë nuk dhanë asnjë rezultat, për shkak se Lami nuk u gjet, ndërsa nuk u konstatuan dhe sende të paligjshme.

Artan Myrtaj, i njohur si “Tani Ruzhdiut”, 44 vjeç sapo ishte liruar nga burgu kur u qëllua për vdekje në zemër të Sarandës, vetëm pak metra larg nga komisariati i policisë, ndërsa një kalimtar i rastit mbeti i plagosur.

Ai dyshohej për përfshirje në ngjarjen e ndodhur më 17 korrik 2025 në lagjen nr.4 Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza, shokë të ngushtë të Ervis Lamit.

Autor i plagosjes ishte Ramadan Zoto 44 vjeç, Artan Myrtaj, Klaus Jacaj dhe Erjon Canaj dyshohen se ndihmuan Zoton arratisej pas krimit e për këtë arsye ndaj tyre rëndonte akuza e “përkrahjes së autorit të krimit”. Pas kësaj ngjarje u shënuan një sërë krimesh, përfshirë dhe atentati me tritol Isuf Jacaj, babai i Klaus Jacaj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.