Vrasja e Egli Progës në 2024, nis gjyqi në Gjykatën e Korçës. Këta janë personat e akuzuar

Kanë mbërritur sot paradite në gjykatën e Korçës Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, autorët e dyshuar të vrasjes së Egli Progës më 10 gusht 2024 në Pogradec.
Ata janë shoqëruar nga forcat e policisë.
Pas dy vitesh, prokuroria mbylli hetimet dhe dërgoi çështjen për gjykim për 5 persona. Organi i akuzës u komunikoi akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim, Denis Meçes dhe Leonidha Guçes. Dy të akuzuarit deri më sot ishin në masën e sigurisë "arrest në shtëpi", ndërsa tre të tjerët me "detyrim paraqitje" për moskallëzim krimi.
Sot është planifikuar seanca e radhës në orën 9:00 ku do të dalin sërish para gjykatës dy të akuzuarit për vrasjen e Progës.
Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, akuzohen për vrasje me dashje ndërsa Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku, akuzohen për moskallëzim krimi dhe kryerja e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.
Në gjyq për vrasjen e Egli Progës
Leonidha Guçe
Denis Meçe
Arjan Manellari
Voltan Shkulaku
Andi Shkulaku
Lexo edhe
AKTUALITET
ISSH paralajmëron qytetarët për SMS mashtrues: Mos klikoni në link dhe mos jepni të dhëna personale

13 gëzhoja në vendngjarje/ Kush e vrau “Tanin e Ruzhdiut” në Sarandë? Policia merr në pyetje 20 persona

Aksident i rëndë në Bradashesh-Peqin, humb jetën një grua 60-vjeçare

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Punësimi në shtet rritet sërish për tremujorin e dytë, mbi 186 mijë kontribuues





