Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
AKTUALITET

Vrasja e Ilir Gjinit në Laç/ Dalin detaje të reja, viktima dhe autori kishin konflikt më herët, sekuestohet një revolver

P
Piranjat11 July 2026, 17:28 · 2 min lexim
Vrasja e Ilir Gjinit në Laç/ Dalin detaje të reja, viktima dhe

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 40-vjeçarit Ilir Gjini, i njohur edhe si Ilir Lika, mbrëmjen e 9 korrikut në Laç.

Sipas burimeve hetimore, viktima dhe autori i dyshuar Emiljan Suti kishin pasur një konflikt rreth një muaj më parë, për motive që mësohet se kanë qenë banale. Po ashtu, bëhet me dije se disa muaj më parë Gjinit i kishte ndërruar jetë bashkëshortja, e cila ishte edhe shtatzënë. Mbrëmjen e ngjarjes, dy personat dyshohet se janë parë në qendër të Laçit, ku kanë pasur një debat verbal, ndërsa motivet e konfliktit vijojnë të jenë objekt hetimi.

Gjatë kontrolleve pranë vendit të ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar një revolver, i cili është dërguar për ekspertizë balistike. Ekzaminimi do të përcaktojë nëse arma është përdorur në krim, kujt i përket dhe nëse ka pasur shkëmbim zjarri mes dy personave.

Pista kryesore e hetimit është se viktima mund të ketë qenë i armatosur dhe hetuesit po verifikojnë dinamikën e përplasjes. Gjithashtu po punohet për të zbuluar nëse në vendngjarje kanë qenë persona të tjerë.

Për vrasjen është shpallur në kërkim Emiljan Suti, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.