Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
AKTUALITET

Vrasja e Ilir Gjinit, Policia gjen një pistoletë të dytë në vendin e ngjarjes

P
Piranjat11 July 2026, 14:35 · 4 min lexim
Vrasja e Ilir Gjinit, Policia gjen një pistoletë të dytë

Policia ka gjetur një armë të dytë në vendin e ngjarjes, ku u ekzekutua Ilir Gjini, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 9 korrikut në lagjen “Erdogan” në qytetin e Laçit. Bëhet me dije se arma u zbulua pas një kontrolli të imtësishëm të grupit hetimor, i cili u orientua edhe nga deklarimet e personave të shoqëruar në polici pas ngjares.

Arma e sekuestruar është një revolver, e cila është dërguar për ekspertizë, ndërkohë pritet që ekspertiza të përcaktojë nëse arma është përdorur gjatë ngjarjes dhe se kujt i përket. Sipas hetuesve, dyshohet se në vendin e ngjarjes nuk kanë qenë vetëm autori dhe viktima, por edhe persona të tjerë që mund të kenë qenë të pranishëm ose të përfshirë në konflikt.

Si autor i krimit është shpallur në kërkim Emiljan Suti alias Artur Suti. Ky i fundit ka qëlluar Gjinin me shtatë plumba menjëherë pasi ai ka zbritur nga automjeti i tij pranë hyrjes së pallatit ku banonte. Gjini edhe pse ka tentuar të largohet, është ndjekur dhe qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës.

Pas të shtënave, 40-vjeçari është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por nuk arriti tu mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Viktima që njihej me katër mbiemra, Kokaj, Lika, Gjini e Nure, dhe autori banonin në të njëjtën lagje dhe po ashtu ata kanë pasur konflikt disa kohë më parë.

Sa i përket autorit, Emiljan Suti, alias Artur Suti, ai është emër i njohur për blutë. Suti është i dënuar me 5 vite burg për “kanosje për shkak të detyrës” dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Ai ka qenë i arrestuar në Belgjikë për vjedhje. Ndërsa, në 2011, ka arritur t’i shpëtojë edhe një atentati para komisariatit të Kurbinit. Artur Suti është vëllai i Gentian Sutit, i arrestuar më parë për drogë, vjedhje e vrasje.

Në vitin 2019, dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre vranë Mikel dhe Jani Jushin, kushërinj, kurse Gentian Suti mbeti i plagosur. Ndërsa në 2010, vëllezërit Suti u arrestuan dhe akuzuan për tentativë vrasjeje pasi hapën zjarr ndaj Policisë së Shtetit, “mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “fyerje për shkak të detyrës” dhe “mosbindje të urdhrit të policisë”.

Prokurori Eugen Beci asokohe kërkoi shpalljen fajtor dhe dënoi me 21 vjet burg Artur Sutin, ndërsa për të vëllain e tij, Gentianin, 20 vjet burgim. Trupi gjykues, i kryesuar nga Klodian Kurushi hodhi poshtë akuzat e ngritura nga organi i akuzës për vrasje në tentativë të policëve për vëllezërit Suti, duke i dënuar ata për veprat penale të “kanosjes”, “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”, si dhe “armëmbajtje pa leje”, Dënim i cili u ul përfundimisht me 5 vite për Arturin dhe 4 vite burg për Gentianin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.