Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Vrasja e Klajdi Bitrit në Itali, Prokuroria kërkon dënim më të rëndë për autorin tunizian

P
Piranjat 9 April 2026, 16:28 · 2 min lexim
Vrasja e Klajdi Bitrit në Itali, Prokuroria kërkon dënim më

Prokuroria italiane ka kërkuar një dënim më të ashpër për autorin e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar Klajdi Bitri, krim i ndodhur më 27 gusht 2023 në Sirolo, në provincën e Ankonës.

Gjatë seancës në Gjykatën e Apelit në Ankona, Prokurori i Përgjithshëm Roberto Rossi paraqiti argumentet përfundimtare, duke kërkuar rishikimin e vendimit të shkallës së parë dhe rritjen e dënimit për 29-vjeçarin tunizian Fatah Melloul. Sipas akuzës, në vlerësimin fillestar nuk janë marrë plotësisht parasysh rrethanat rënduese, përfshirë motivet e dobëta që çuan në krim.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit për motive trafiku. Melloul goditi për vdekje Bitrin me një pushkë me shtiza dhe më pas u largua me automjetin e tij. Ai u arrestua disa orë më vonë nga karabinierët në Falconara, teksa po kthehej nga bregdeti, ku kishte qenë për peshkim me partneren e tij.

Në shkallën e parë, gjykata e kishte dënuar autorin me 18 vite burg. Në seancën e apelit, i pandehuri bëri deklarata spontane, duke pretenduar se nuk kishte ndërmend të vriste dhe se veprimi i tij ishte i paqëllimshëm.

“Jemi qenie njerëzore dhe bëjmë gabime. Ishte një ditë e nxehtë dhe nuk kuptova çfarë po ndodhte. Mora shtizën vetëm për të trembur,” u shpreh ai, duke kërkuar falje për ngjarjen.

Nga ana tjetër, mbrojtja ka kërkuar rikualifikimin e akuzës, duke përfshirë elementë të vetëmbrojtjes dhe uljen e përgjegjësisë penale.

Vendimi përfundimtar i Gjykatës së Apelit pritet të jepet më 10 qershor, ndërsa familja e viktimës ka nisur edhe një proces civil për dëmshpërblim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.