Vrasja e Koçekut në Shkodër, flet kushëriri i viktimës: Shteti e di konfliktin tonë

Kushëriri i Aleksandër Koçekut, personit që u vra me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër, deklaroi se shteti është në dijeni të konfliktit që kishte viktima.
“Konfliktin tonë e di shteti dhe e di kushdo. Ai është ruajtur, por duhet të hajë njeriu. Konfliktin e dinë të gjithë, kemi njërin në burg për atë konflikt. Nuk di për tjetër gjë”, tha Mark Koçeku.
“Kohët e fundit ka punuar në një furrë buke, ka dalë nga shtëpia”, shtoi kushëriri i viktimës.
Vrasja dyshohet se ka ndodhur për gjakmarrje. Para 8 vitesh, Angjelin Shkambi u vra me armë zjarri në Shkodër, ndërsa autori i kësaj ngjarjeje, Artan Koçeku është në burg si dhe është vëllai i Aleksandër Koçekut që u vra sot.
Aleksandër Koçeku, rreth 42 vjeç, u qëllua me breshëri plumbash në fshatin Lin, në aksin Kir-Prekal të Dukagjinit.
Policia vijon hetimet për ta zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Përplasen dy automjete në aksin Lushnjë–Berat, përfundon në spital e moshuara

VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, një grua mbetet e bllokuar në makinë

"Ju erdhi fundi"/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve

“Bashkimi e bën fuqinë, Rama të japë dorëheqjen”/ Florian Haçkaj: Qëllimi është intimidim, por ne nuk i kemi frikë

Vrasja në Shkodër/ Viktima është vëllai i Vasel Koçekut, i arrestuar për vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka

"Ne kemi vrarë frikën"/ Aktori Mehdi Malkaj: Premtoi shëndetësi falas, arsim modern dhe pensione të larta, por ku janë?

Protesta e 42-të kundër Ramës/ Qytetari: Kemi kryeministër vagabond, nga ky bulevard do të dalë një republikë e re

EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima





