Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
AKTUALITET

Vrasja e Mond Sulës dhe lidhja e tij me ekzekutimin e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelaj

P
Piranjat13 July 2026, 22:26 · 1 min lexim
Vrasja e Mond Sulës dhe lidhja e tij me ekzekutimin e teknikut të

Edmond Sula, i cili mbeti i vrarë me një pushkë snajper në fshatin Bërxull të Vorës, rezultonte më parë i arrestuar për vrasjen e Indrit Çelajt, ngjarje kjo e ndodhur në muajin Gusht 2019 në rrugën "Myslym Shyri" në Tiranë.

Sula ishte shok i ngushtë i Albano Kusit dhe Bujar Kusit, në pronën e të cilëve vranë teknikun e kondicionerit, Indrit Çelaj. Gazetari Elton Qyno mëson se në atë periudhë Edmond Sula u arrestua për akuzën e Vrasjes me dashje në bashkëpunim, prodhim dhe mbajtje të armëve dhe përkrahje të autorit të krimit, Albano Kusi.

Pavarësisht akuzës së rëndë, Edmond Sula mundi ti shpëtojë drejtësisë, duke u liruar nga burgu.

Së bashku me Edmond Sulën u arrestua dhe Ferdinand Bakalli dhe Luan Çaka  për "Moskallëzim krimi" dhe "Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës". Më tej arrestimet vijuan me Griseldo Kusin, Lorenc Veliaj dhe Bujar Kusin.

Ndërsa Albano Kusi vijon të jetë në kërkim, edhe pse është dënuar nga gjykata e Apelit Tiranë.

Vrasja e Mond Sulës dhe lidhja e tij me ekzekutimin e teknikut të

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.