Avokati Saimir Vishaj në një tjetër përballje kritike për jetën, intubohet në spitalin e Traumës
Avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka pësuar një incident të rëndë dy ditë më pa...
Avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka pësuar një incident të rëndë dy ditë më pa...
Një përplasje e pazakontë fizike dhe verbale ka përfshirë presidentin e Polonisë, Karol Nawrocki, dhe gjyqtarët e Gjykatë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka krahasuar humbjet e ushtrisë ruse gjatë muajit tetor me trupat që do të nevojiteshin për t&eu...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u nis të dielën për në Seul për një vizitë me ftesë të Presidentit të K...
Iliana Yotova është në avantazh në balotazhin presidencial në Bullgari, me 52% të votave sipas sondazheve të daljes nga votim...
Gjashtë vite pas vdekjes së Saimir Sulës në Barcelonë të Spanjës, familja e tij vijon të kërkojë zbardhjen e p...
Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë nuk ishte për Arjola Demirin thjesht një tjetër ngjarje e rëndë që tronditi opinionin ...
Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnj&eum...
Mijëra mbështetës të opozitës janë mbledhur në Delhi në një prej protestave më të mëdha kundër ...
Ilya Yotova ka fituar zgjedhjet presidenciale në Bullgari, sipas sondazheve pas mbylljes së votimit. Kandidatja që mbështet dialogun me Mosk...
Vrasja e turistit Portugez në Ksamil të Sarandës, ka rikthyer edhe një herë në qëndër të vëmëndjes kushtet dhe kriteret e dobëta të rekrutimit të punonjësve të sigigurisë në lokalet e natës dhe policitë private.
Për më tepër ky fenomen po ekspozon thuajse çdo muaj problemin se hapësirat e lokaleve të natës në Ksamil, Sarandë apo qoftë dhe zona të tjera të bregdetin Shqiptar, menaxhohen dhe kontrollohen përmes policive private, nga eksponent të grupeve kriminale në vend.
Por njëherësh risjell në qëndër të vëmëndjes problemet edhe me policinë private, mbi kriteret e rekrutimit të truprojeve siç është rasti i “Elite Security Group” që kishte punësuar vrasësin, Sokrat Vata, një të dënuar në Angli për trafik droge.
Njëkohësisht kjo ngjarje tregon dhe faktin se një pjesë e punonjës të Policisë së Shtetit, rekrutohen dhe shërbejnë si bodygardë tek bizneset e hapura nga krimi i organizuar në Sarandë dhe jo vetëm, siç është rasti i policit.
Lokali në emër të së ëmës 70 vjeçe
Ndërkohë nga hetimet e kryera në kuadër të verifikimeve nga policia e Sarandës, ka rezultuar se lokali “Principotes”, ku është rregjistruar vrasja rezulton të jetë nën emrin e një 70-vjeçareje nga Kukësi, Kade Bulica, me një kapital prej vetëm 100 mijë lekësh.
Bulica është një pensioniste, po në letra figuron e angazhuar në biznes, dhe rezulton të jetë e ëma e Bekim Bulicës, një emër që shfaqet shpesh në kronikat e zeza, me një të kaluar të errët e problematike. Në media, emri i tij lakohet të jetë i lidhur dhe me trafik droge në Francë.
Në fakt lidhjet e tij me Francën duket të jenë të forta. Klubi i natës në “Principotes”, mban një emër francez “La Guerre” (Lufta), ndërsa çdo të hënë, sipas njoftimeve në rrjetet sociale, organizohen “Netët franceze”.
Pikërisht mbrëmjen e djeshme, kur u vra dhe turisti Portugez, ishte ftuar një “DJ francez”.
Bekim Bulica ka jetuar në Francë nga ku ai rezulton të jetë ekstraduar në shkurt të vitit 2021. Sipas njoftimit të atëhershëm të policisë, ai “ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendimin penal të datës 14.10.2019 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.09.2019, në Kukës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit F. C.”.
Është e paqartë se çfarë dënimi ka marrë Bulica dhe sa kohë ai ka kaluar në qeli. Por gati një vit më pas, në janar 2022, e ëma e tij regjistron kompaninë Tortuga Bay, e cila më pas do të marrë emrin që sot mban dhe struktura turistike në Ksamil, “Principotes”.
Në shtator të vitit 2023, emri i Bekim Bulicës do të shfaqet sërish në regjistrat e policisë, i përfshirë në një ngjarje të dhunshme në Tiranë.
Së bashku me disa familjarë të tij dhe një tjetër person, ata i zënë pritë një polici dhe vëllait të tij, duke i rrahur më pas me shkopinj gome. Në një video me momentet e dhunës, të transmetuar në atë kohë, dëgjohej njëri prej viktimave të dhunës të thotë “...Të mbeta në dorë, o Bekim...”.
Për ngjarjen policia në atë kohë njoftoi arrestimin e 29-vjeçarit Blerim Bulica, ndërsa për Bekimin dhe tre persona të tjerë që morën pjesë në rrahje, u tha se ishin shpallur në kërkim.
Megjithatë asgjë nuk duket se e ka penguar Bekimin të vijojë, nën mbulesën e të ëmës, biznesin e tij, në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit shqiptar./Syri.net
Kjo është makina, në bagazhin e të cilës ishte fshehur autori i krimit të rëndë, Sokrat Vata. Në automjet ndodheshi...
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën pranë Kryegjyshatës në Tiranë. Flakët janë shfaqur fare pran...
Janë publikuar fotot e Sokrat Vatës, 29-vjeçarit të arrestuar nga policia si i dyshuari kryesor për vrasjen e turistit portugez n&eum...
Një ngjarje e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Ksamil, ku një 21-vjeçar ...
LEVAN- Kjo është 31 vjeçarja turke e cila së bashku me një tjetër shtetas turk ndihmuan autorin e vrasjes së portugezit M...
Pak ditë pasi Shqipëria mori çmimin e renditjes në top-listë për sigurinë kibernetike, ditët e nxehta të gushti...
Sokrat Vata, 29-vjeçari i arrestuar për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, është marrë në pyetje nga grupi hetimor li...
Policia ka dhënë informacion shtesë për ngjarjen e rëndë të mëngjesit të sotëm në Ksamil, ku një t...
Më 20 gusht, një delegacion nga 'Flotilja Globale Sumud' do të niset nga porti i Brindisit për në ishullin e Sazanit, në Shqip&e...
Partia Demokratike ka reaguar pas vrasjes së turistit të huaj në Ksamil, duke e cilësuar sezonin turistik të këtij viti si nj&eu...