AKTUALITET

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, shpallen në kërkim dy gra dhe një 30-vjeçar! Zbulohet 'plani djallëzor'

Piranjat Përditësimi i fundit 14 December 2025, 10:38

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, shpallen në kërkim dy gra dhe

Dy gra dhe një burrë 30-vjeçar, për të cilin autoritetet greke kanë lëshuar tashmë urdhër arresti, ndodhen në qendër të hetimeve lidhur me çështjen e rëndë kriminale të vrasjes në Finikounta të pronarit të një kampingu dhe punëtorit shqiptar.

Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha pistat dhe po përpiqen të lidhin dy gratë dhe 30-vjeçarin me nipin e pronarit 68-vjeçar të kampingut, me qëllim plotësimin e tablosë së ngjarjeve që çuan në vrasjen e dyfishtë.

Siç bëri të ditur televizioni grek MEGA mbrëmjen e së shtunës, hetuesja e çështjes po shqyrton edhe dy persona të rinj për të përcaktuar nëse kanë pasur dijeni apo kanë ndihmuar në organizimin e krimit. Sipas burimeve, priten urdhra të rinj arresti në ditët në vijim.

Kujtohet se përveç nipit të viktimës dhe biznesmenit nga Athina që janë arrestuar, ekziston edhe një urdhër arresti për një 30-vjeçar tjetër, ortak i biznesmenit, i cili dyshohet se ka pasur rolin e bashkëpunëtorit.

Sipas hetimeve, i kërkuari dyshohet se u ka dhënë udhëzime dy autorëve 22-vjeçarë para dhe pas vrasjes, përmes numrave telefonikë pakistanezë.

Gjithashtu po hetohet përfshirja e tij në transportin e tyre, pasi skuteri i bardhë i përdorur në krim dyshohet se është marrë në një rrugë pranë banesës së tij. Burime hetimore bëjnë me dije se 30-vjeçari, djali i një biznesmeni të njohur, besohet se ndodhet jashtë vendit, me shumë gjasa në Gjermani, dhe pritet të lëshohet edhe një urdhër arresti ndërkombëtar.

“Plani djallëzor”

Ndërkohë, për ekzistencën e një “plani djallëzor” të përgatitur që në gusht të vitit 2024 flet mbesa e pronarit 68-vjeçar të kampingut, i cili u vra më 5 tetor në Finikounta. Deklarata vjen pas arrestimit të nipit 33-vjeçar të viktimës dhe një biznesmeni 31-vjeçar, mik i tij dhe punëdhënës i dy autorëve 22-vjeçarë.

Amalia Tomara, duke folur për televizionin Alpha, deklaroi se kushëriri i saj shfaqte sjellje arrogante pas vrasjes së dyfishtë, gjë që i ngjalli dyshime serioze për përfshirjen e tij në krim. Ajo theksoi se plani nuk ishte hartuar muajt e fundit, por që nga momenti kur ishte nënshkruar një dokument për pronën, në gusht të vitit 2024.

Sipas saj, 33-vjeçari, i cili pritet të japë dëshminë të hënën, sillej sikur “kishte pushtuar botën”, ndërsa një episod i caktuar e bindi se ai ishte i përfshirë në ngjarje.

Ajo shtoi gjithashtu se xhaxhai i saj i kishte kërkuar dy herë biznesmenit të largohej prej tij, duke ngritur pikëpyetje për marrëdhënien e afërt mes tyre.

Në lidhje me nënën e 33-vjeçarit, mbesa e viktimës deklaroi se kjo e fundit u kishte ndaluar hyrjen në kamping prej vitesh dhe u kërkonte që çështja të mos bëhej publike. Sipas saj, nëna e të dyshuarit ka tentuar gjithashtu të implikojë djalin e saj për ta përjashtuar familjen nga trashëgimia dhe për të izoluar viktimën.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?